Lajmet

10 arsye pse bitcoin mund të shkojë drejt zeros

Publikuar , 26 Janar 2019
0
Ka pasur artikuj pafund që sugjeronin se bitcoin asnjëherë nuk do të shuhet, por jo të gjithë janë dakord me këto qëndrime. 10 arsye pse bitcoin mund të shkojë drejt zeros

Konferenca Davos dha një mori parashikimesh për çmimin e Bitcoin. Parashikimet ishin nga më optimistet tek ato apokaliptiket.

Ka pasur artikuj pafund që sugjeronin se bitcoin asnjëherë nuk do të shuhet, por jo të gjithë janë dakord me këto qëndrime.

Me këtë artikull kemi vendosur të marrim rolin e djallit dhe të parashikojmë skenarët më të këqij që mund të rrënojnë bitcoin.

  1. Njerëzit nuk e duan decentralizimin

Të gjithë flasim pafund për decentralizimin dhe lirinë sikur të ishte e sigurtë se kjo është ajo që njerëzit duan. Gjatë historisë së njerëzimit, njeriu është organizuar në hierarki me një figurë qendrore udhëheqëse, qoftë Zoti, Mbreti apo Presidenti.

Kur flasim për bitcoin njerëzit thonë se ka të bëjë me lirinë personale, përgjegjësinë personale, emancipimin por një pyetje: a është ajo çfarë njerëzit duan?

  1. Linux nuk ka për ta mundur Windows lehtë

Por sikur të ekzistonte një sistem operativ falas, open-source, e madje zhvilluar nga një grup kontributorësh të decentralizuar pa një hierarki? Po sikur të ekzistonte një sistem operativ që të mos përthithë çdo lëvizje tuajën në internet?

Një sistem operativ i tillë ekziston dhe askush nuk e përdor. Windows dhe MacOS janë instaluar në 95% të kompjuterëve. Linux përfaqëson vetëm 2%.

Ajo që Linux ofron është thjeshtë e tepër për një përdorues mesatar. I ngjashëm është blockchain apo bitcoin. Ato mund të përdoren edhe në të ardhmen nga specialistë por askush tjetër.

  1. Sa njerëz e përdorin shfletuesin Tor?

Një tjetër shembull i ekzistencës së një hendeku mes asaj çfarë njerëzit mendojmë se duan dhe çfarë duan në të vërtetë është shfletuesi Tor. Problemi me të dhënat personale apo privatësinë në internet është pjesë e diskutimeve të përditshme.

LEXO EDHE:  Një prodhues i panjohur ka krijuar një kopje fallco të portofolit Trezor One

Të gjithë thonë se nevojitet një alternativë anonime e Chrome dhe Internet Explorer i disponueshëm për të gjithë. Por ende shumë pak e përdorin shfletuesin Tor.

  1. Lufta e Tretë Botërore

Pjesa më e madhe e gërmimit të bitcoin ndodh në Kinë dhe nëse Lufta e Tretë Botërore plas, me siguri bitcoin do të shndërrohej në një aset lufte.

Një luftë mes Kinës dhe SHBA do të thoshte fundit i bitcoin.

  1. Sabotimi

Çdo gjë që ekziston sot rreth bitcoin do të merrte fund nëse një kartel i fuqishëm vendosë të përdor armën më të fundit të bitcoin kundër këtij të fundit.

Shumica e shohin bitcoin si hije të vetvetes pas reduktimin të madhësisë së bllokut. Edhe implementimit të SegWit dhe LN ku që të dy ndryshojnë nga objektivat origjinalë të monedhës.

Edhe në 2014-ën, një gërmues bitcoin parashikoi sesi elitat financiare nuk do të shkatërronin plotësisht bitcoin por ta komandonin dhe gradualisht ta zhbënin.

  1. Reputacioni i keq

Ashtu si shfletuesi i lartpërmendur Tor, Bitcoin gjithashtu vuan nga reputacioni i keq. Linja klasike se BTC përdoret nga kriminelët kibernetik është po aq qesharake, por nuk do të thotë se perceptimet janë të parëndësishme.

Emocionet jo pak herë fitojnë mbi racionalitetin tonë. Ende sot kemi komshinj të cilët refuzojnë internetin nga frika e hakerëve, viruseve të kompjuterit apo kriminelëve kibernetikë.

  1. Bursat

Bursa kanë shumë për të dhënë llogari kur flitet për reputacionin e keq të bitcoin. Përsa kohë ekzistojnë, shanset e një adoptimi masiv është i vogël. Hakimet e kriptomonedhave, thyerjet e sigurisë, apo cënimi i anonimitetit janë vetëm disa probleme të bursave të centralizuara.

Gjithashtu premtimi për një bursë kriptografike të decentralizuar do të jetë një lëmsh i vërtetë.

  1. Njerëzit nuk votojnë

Mund të përdoret gjatë votimeve thonë disa për blockchainin. Po por që ajo të ndodhë duhet të adresojmë se problemin se gjysma Amerikanëve nuk votojnë fare për presidentin.

LEXO EDHE:  Çfarë shpejtësie reale interneti po përjetojnë përdoruesit e parë të 5G-së?

Në fund të fundit është e tepër për një individ të shkojë e të votojë dhe të marrë mbrapsht vetëm 45% shtetësi.

  1. Procesi i ngadaltë i rregullimit dhe taksimit

Fuqitë drejtuese jo medoemos duhet të shkatërrojnë diçka që ta bëjnë të papërdorshme, mjafton ta absorbojnë.

Pak vite kanë kaluar që kur monedhat kriptografike filluan të adoptohen në masë. Dhe jemi ballafaquar me taksimet më arbitrare që kemi dëgjuar, diçka e cila nuk do të ishte e mundur pa bursat e lartpërmendura.

  1. Diferencat politike

Individualiteti i të qënurit zot i vetvetes kërkon shanse absolute me trendin aktual politik të kalimit të përgjegjësit niveleve më të larta të pushtetit.

Në varësi të spektrit politik që nesër mund të marrë pushtetin, mund të shohin lloje të ndryshme presioni aplikuar mbi bitcoin apo kriptomonedhat.

Ne mund të mendojmë se bitcoin ska të bëjë me politikën, por jo të gjithë mendojnë kështu. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>