Blog

10 fotot më të bukura shkrepur nga kamera e një iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Mars 2019
0
Në fillim të vitit Apple ftoi fotografuesit e iPhone të dërgonin fotot më të mira. 10 fituesit do të shikojnë fotot e tyre të publikohen në billboarde, dyqane fizike e online të Apple. 10 fotot më të bukura shkrepur nga kamera e një iPhone

Edhe pse iPhone është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, në një aspekt ka hedhur hapa të mëdhenj veçanërisht. E kemi fjalën për kamerën e cila kap foto cilësore në dritë të pakët, foto portret dhe foto të cilësisë së lartë me zmadhim.

Fotografët nuk kanë lënë eksperiment pa realizuar me kamerën e smartfonit duke gjetur mënyrë kreative të përdorimit.

Në fillim të vitit Apple ftoi fotografuesit e iPhone të dërgonin fotot më të mira. 10 fituesit do të shikojnë fotot e tyre të publikohen në billboarde, dyqane fizike e online të Apple.

Apple tha se fotot janë kapur me varietet modelesh që nga iPhone 7 tek XS Max. Konkurrentët u lejuan të editojnë fotot përmes mjeteve të aplikacionit Photos por edhe përmes palëve të treta.

Ata që përzgjodhën fitimtarët ishin fotografi i ish presidentit Amerikan Obama, zëvendës presidenti i marketingut pranë Apple dhe fotografë të tjerë të shquar. /PCWorld Albanian

Këto janë fotot fituese:

Realizuar nga Alex Jiang në SHBA me iPhone XS Max

Realizuar nga Blake Marin në SHBA me iPhone XS Max

Realizuar nga Andrew Griswold në SHBA me iPhone XS

Realizuar nga Bernard Antolin në SHBA me iPhone XS Max

Realizuar nga Darren Soh në Singapor me iPhone XS Max

Realizuar nga Dina Alfasi në Izrael me iPhone X

Realizuar nga Elizabeth Scarrott në SHBA me iPhone 8 Plus

Realizuar nga LieAdi Darmawan në SHBA me iPhone XS

Realizuar nga Nikita Yarosh në Bjellorusi me iPhone 7

Realizuar nga Robert Glaser në Gjermani me iPhone 7

LEXO EDHE:  Apple detyrohet të ndërpresë shitjet e disa modeleve të iPhone në Gjermani

Lajmet e fundit>