Blog

10 gjëra në teknologji që duhet ti dini sot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Samsung prezantoi disa produkte në aktivitetin e shumëpritur Unpacked ku në mesin e tyre edhe një telefon me ekran me palosje që e quan e ardhmja. 10 gjëra në teknologji që duhet ti dini sot

Mbrëmja e së Mërkurës dhe mëngjesi i së Enjtes ishte plot lajme të reja për industrinë e teknologjisë. Samsung prezantoi disa produkte në aktivitetin e shumëpritur Unpacked ku në mesin e tyre edhe një telefon me ekran me palosje që e quan e ardhmja.

Ja çfarë duhet të dini sot në teknologji.

1. Samsung prezanton telefonin me ekran me palosje. Galaxy Fold kushton 1,980 dollarë dhe del në shitje më 26 Prill.

2. Samsung prezantoi Galaxy S10 dhe S10 Plus. Smartfonët e rinj kanë ndryshime të dukshme në dizajn dhe harduer të brendshëm krahasuar me modelet e kaluara.

3. Google kritikohet për mikrofonin e fshehtë të Google Nest. Senatorët kërkojnë që Google të dalë përpara Kongresit dhe të dëshmojë për produktin dhe ekonominë e saj dixhitale.

4. Një grup privatësie kërkon që Nest të shkëputet nga Google pasi kishte mbajtur të fshehtë ekzistencën e një mikrofoni. Grupi në fjalë kishte fituar edhe një tjetër betejë me Google në 2010.

5. Mark Zuckerberg e filloi 2019 me debate publike. Ai mori pjesë në një intervistë me profesorin e Shkollës së Ligjit në Harvard Jonathan Zittrain.

6. Mark Zuckerberg thotë se ai nuk dëshiron një kamër në çdo dhomë ndenje por ai harron se shet kamera pikërisht për këtë qëllim. Jonathan Zittrain i kujtoi ekzekutivit se Facebook shet produkte me kamera siç është Facebook Portal.

7. Një herë e një kohë Apple i dhuroi Karl Lagerfeld një orë Apple Watch me vlerë 25 mijë dollarë por që ikona e modës thuhet se nuk e ka përdorur kurrë. Karl Lagerfeld, dizajneri Gjerman dhe drejtori i shtëpive të modës Chanel dhe Fendi, vdiq në moshën 85 vjeçare.

LEXO EDHE:  Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

8. SpaceX është gati të lançojë një mision Izraelit në Hëne dhe nëse provon i suksesshëm do të ishte zbritja e parë private në Hënë. SpaceIL, një organizatë jofitimprurëse me seli në Izrael, dizajnoi dhe ndërtoi një makineri hënoree quajtur “Beresheet” që do të thotë “në fillim.”

9.Elon Musk tha se Tesla do të prodhojë 500,000 makina këtë vit por që më pas ndryshoi mendje. Tha se e kishte pasur fjalën për 10 mijë makina në javë.

10.Mark Zuckerberg u takua në Kaliforni me Sekretarin Britanik të Kulturës. Ai diskutoi me Zuckerberg disa mënyra sesi të parandalohet dëmtimi online i përdoruesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>