Blog

10 gjëra që mund të blini me Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2022
10 gjëra që mund të blini me Bitcoin

Në përditshmërinë tonë, shumë prej nesh përdorin paratë tradicionale për të blerë produkte dhe shërbime, ose karta bankare ose kesh, megjithatë kohët e fundit blerja me kriptomonedha ka filluar të shndërrohet në trend.

Sot mund të paguani me Bitcoin një shumëllojshmëri produktesh. Por çfarë saktësisht mund të blini me bitcoinët që keni?

  1. Makinë

Koha për një makinë të re? Ndërsa jo çdo prodhues makinash apo tregtar shet në kriptomonedha, ka disa që jo që nuk përbën problem por edhe inkurajojnë si AutoCoinCars, Post Oak, Motors Cars dhe BitCars.

Kur Musk zbuloi investimin në bitcoin, shumë besuan se blerja e një makine Tesla me kriptomonedhën më të madhe në botë ishte çështje kohe ndërsa Elon Musk herë tërhiqej herë premtonte një gjë të tillë.

Aktualisht Dogecoin është e vetmja kriptomonedhë që Tesla pranon për blerje.

  1. Kafenë e Mëngjesit

Po është e vërtetë. Sot mund të blini një kafe me Bitcoin. Në 2021 Starbucks, një prej brendeve më të njohura të kafesë bashkëpunoi me portofolin dixhital Bakkt për të lejuar konsumatorët të paguajnë në bitcoin.

  1. Kupona

Edhe pse nuk mund të blini çdo gjë që dëshironi direkt në Bitcoin, ju mund të blini kupona përmes kriptomonedhave të cilët i përdorni më vonë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në mënyrë tradicionale.

Një sajt që ofron blerjen e kuponave me kriptomonedha është Bitrefill. Me bitcoin mund të blini kupona për mijëra brende nga Amazon, Xbox, Steam, Nike, e madje Uber. Në Bitrefill mund të blini edhe përmes Litecoin, Ethereum etj.

  1. Produkte Elektronike

Keni nevojë për laptop të ri? Apo smartfon? Nëse keni Bitcoin, atëherë mund ti përdorni për këto produkte teknologjike. Një prej distributorëve më të mëdhenj të teknologjisë në Amerikën e Veriut Newegg pranon pagesa në bitcoin përmes aplikacionit BitPay.

LEXO EDHE:  Hakerët po përdorin serverë në Google Cloud për të gërmuar kriptomonedha

Megjithatë nuk ofron rimbursime për asnjë produkt blerë përmes BitPay.

  1. Markete

Bitcoin mund të përdoret për të blerë në tregje ose me një kupon ose përmes një aplikacioni që përpunon pagesat në kriptomonedha. Në SHBA janë disa dyqane si Whole Foods, Walmart dhe Kroger që pranojnë pagesa përmes kuponëve blerë me Bitcoin. Whole Foods dikur pranon pagesa direkte në kriptomonedha.

  1. Lojëra

Janë disa mënyra për të blerë lojëra me kriptomnedha. Mund të blini kupona online për Steam, PlayStation apo Xbox ose të përdorni një uebsajt të dedikuar lojërash që pranon këtë lloj pagese.

Joltfun është një prej tyre ku mund të blini ose çelësa ose të shtoni fonde në një shitës tjetër duke përdoru Bitcoin. Keys4Coin është një platformë e ngjashme.

  1. Abonime

Jo vetëm që mund të blini produkte fizike me bitcoin por edhe abonime. Mund të jetë një shërbim VPN, një hapësirë cloud apo shërbim streaming.

Për shembull ExpressVPN ofron pagesën me Bitcoin por për një abonim në Netflix duhet të gjeni kupona që mund të blihen me bitcoin.

  1. Bileta udhëtimi

Kush do të mendonte se do të vijë një ditë që mund të udhëtoni botën me kriptomonedha? Janë disa uebsajte tek të cilat mund të paguani në Bitcoin si Travala, Alternative Arilines apo AirBaltic. Për akomodim mund të blini kupona nga sajtet e përmendur në pjesën e tretë të kësaj liste.

  1. Fast Food

Nëse ju ka marrë uria dhe jeni në rrugë, mund të përdorni Bitcoinët për të blerë ushqim. Starbucks, Burger King dhe Subway janë disa prej kompanive Amerikane që pranojnë pagesa në Bitcoin.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Coinbase alarmohen nga një e-mail i dërguar gabimisht

Ose mund të blini kupona për të Uber Eats, DoorDash dhe Deliveroo.

  1. Rroba

Aktualisht nuk ka shumë kompani që pranojnë Bitcoin si formë pagese kur bëhet fjalë për rrobat por janë disa si Norstrom Rack, Etsy dhe Pacsun. Shumica e tyre pranojnë Bitcoin përmes BitPay.

/PCWorld Albanian