Lajmet

10 gjuhët më popullore të programimit për 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Nëntor 2019
0
Vetëm vitin e kaluar Microsoft pagoi për GitHub 7.5 miliardë dollarë për ta bërë recetën bazë të strategjisë për të joshur zhvilluesit drejt shërbimeve cloud të kompanisë përballë Amazon dhe Google. 10 gjuhët më popullore të programimit për 2019

GitHub është shtëpia e 40 milionë zhvilluesve të cilët e përdorin për të ndarë projektet e tyre personale apo profesionale.

Vetëm vitin e kaluar Microsoft pagoi për GitHub 7.5 miliardë dollarë për ta bërë recetën bazë të strategjisë për të joshur zhvilluesit drejt shërbimeve cloud të kompanisë përballë Amazon dhe Google.

Si një prej hapësirave më të mëdha të grumbullimit të zhvilluesve, GitHub gjurmon se cilat gjuhë programimi janë më populloret në mesin e zhvilluesve dhe publikon një raport vjetor të quajtur Gjendja e Octoversit.

Raporti për 2019-ën sapo është publikuar javën e kaluar duke na dhënë një pasqyrë të qartë të teknologjive që zhvilluesit po përdorin në mbarë botën.

  1. Ruby

Ruby është një gjuhë programimi open-source e cila fokusohet tek thjeshtësia e përdorimit. Është krijuar nga Yukihiro “Matz” Matsumoto në 1996 dhe që prej asaj kohe është rritur në popullaritet ku disa konferenca dhe takime kanë në fokus këtë gjuhë.

  1. C

C është një prej gjuhëve më të vjetra të programimit i cili është popullor edhe sot zhvilluar nga Dennis Ritchie në 1972. Është dizajnuar si një gjuhë e përgjithme programimi për një gamë të gjerë sistemesh dhe harduerësh kompjuterikë. Shumica e gjuhëve të programimit që ekzistojnë sot përfshirë Java, PHP, dhe Javascript i kanë rrënjët tek C.

  1. Shell

Shell është shumë popullor tek departamentet e IT duke i lejuar ato të shkruajnë komanda të cilat i shkruajnë për ti treguar sistemeve operative çfarë duhet të bëjnë. Kjo gjuhë mund të përdoret për të automatizuar proceset si instalimi dhe ç’instalimi i programeve në distancë apo kopjimi dhe zhvendosja e të dhënave.

  1. TypeScript

TypeScript është një gjuhë programimi zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Microsoft. Jo vetëm që është shumë popullor por edhe një prej gjuhëve me rritjen më të shpejtë. Sintaksa e saj dhe semantika janë shumë të ngjashm eme Javascript por ka funksione më të fuqishme për të ndihmuar zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione në shkallë të gjerë.

LEXO EDHE:  Trajnimet falas në teknologji nga ICTSlab, aplikimet të hapura deri më 1 Tetor

  1. C++

Kjo gjuhë programimi ndërtohet mbi atë C por daton që prej 1979. Krijuar nga Bjarne Stroustrup në një kohë kur ai po punonte në PhD e tij si një mënyrë për të shtuar funksione në C.

  1. C#

C# u zhvillua nga Microsoft dhe ekipi i udhëhequr prej Anders Hejlsberg. Është i ngjashëm me gjuhën e programimit Java dhe përdoret në aplikacione, lojëra dhe softuerë.

  1. PHP

PHP është një gjuhë programimi me kod të hapur për zhvillimin e uebit dhe krijimin e uebfaqeve interaktive. Gjithashtu funksionon shumë mirë me databazat dhe përdoret nga Facebook e Yahoo. Mirëpo zhvilluesit e konsiderojnë që një prej gjuhëve më të këqija.

  1. Java

Java u zhvilluar nga Sun Microsystems në 1995 dhe më pas u ble nga Oracle. Kjo gjuhë përdoret nga Twitter dhe Netflix është standarde në kompanitë e mëdha. Zhvilluesit e kanë përdorur Java për të krijuar lojëra mobile, aplikacione dhe databaza.

  1. Python

Python është jo vetëm gjuha e programimit me rritjen më të shpejtë por edhe ndër më populloret. Vitin e kaluar u ngjit nga vendi i tretë në të dytin. Zakonisht përdoret në aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe për kërkime shkencore por është shumë e lehtë për tu mësuar.

  1. JavaScript

JavaScript mbetet gjuha më popullore e programimit në botë. Kjo sepse përdoret gjerësisht në ndërtimin e uebfaqeve për ti bërë ato më interaktive. Zhvilluesit e dashurojnë sepse është e lehtë, fleksibël dhe e fuqishme. Pavarësisht ngjashmërisë në emërtim, nuk ka fare të bëjë me Java. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>