Analiza

10 kriptomonedhat me performancën më të mirë gjatë 2019

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Janar 2020
0
Në këtë artikull kemi rreshtuar disa prej kriptomonedhave me vlerën më të qëndrueshme gjatë 2019. 10 kriptomonedhat me performancën më të mirë gjatë 2019

Që prej fillimit të 2019-ës, tregu i kriptomonedhave ka qenë shumë i paqëndrueshëm. Për shembull në Janar vlera e tregut e këtij sektori ishte 130 miliardë dollarë.

Por në Korrik vlera shkoi në 373 miliardë dollarë. Menjëherë pas kësaj periudhe tregu filloi të binte përsëri dhe aktualisht është poshtë 200 miliardë dollarëve shkruan PCWorld.al.

Por disa kriptomonedha kanë ruajtur një qëndrueshmëri financiare dhe ka qenë qenë të afta tu rezistojnë presioneve të ndryshme ekonomike. Në këtë artikull kemi rreshtuar disa prej kriptomonedhave me vlerën më të qëndrueshme gjatë 2019.

ChainLink

Ndërsa shumë prej jush mund të çuditeni që ChainLink është në këtë listë, kriptomonedha është ajo që ka pasur performancën më të lartë. Platforma e ChainLink synon të ndërtojë urën mbi hendekun që ekziston mes kontratave inteligjente të bazuara në blockchain dhe aplikacioneve reale. Monedha e filloi këtë vit poshtë, në vetëm 0.31 dollarë, ndërsa aktualisht këmbehet mbi 1.9 dollarë.

Binance Coin

Lëshuar në treg në mesin e 2017-ës, Binance Coin është një monedhë e cila përdoret për qëllime tregtimi dhe lehtësimin e pagesave brenda platformës së bursës Binance. Kompania ofron mbajtësve të kriptomonedhës edhe zbritje e incentiva të ndryshme për të rritur adoptimin e saj. Aktualisht kriptomonedha e Binance këmbehet me 14 dollarë dhe është rritur me 140% që prej fillimit të 2019.

Tezos

Tezos është një platformë e decentralizuar e cila e cila është e përqendruar tek protokollet formale të verifikimit. Nga një perspektivë financiare, monedha XTZ këmbehej me 0.47 dollarë në fillim të vitit ndërsa aktualisht është 1.51 dollarë. Përgjatë 2019-ës vlera është rritur me 190%. Pikën më të lartë e ka arritur në Maj në 1.88 dollarë.

LEXO EDHE:  Nuk është vetëm Xiaomi, Huawei gjithashtu kopjon nga Apple

Synthetix Network Token

Quajtur ndryshe SNX, kriptomonedha i përket kategorisë ERC-20 dhe është dizajnuar për të lehtësuar transaksionet në bursën e Synthetix. Kriptomonedha tregtohen duke përdorur një model peer-to-peer e madje përdoren edhe si kolateral për të mbështetur asetet SNX quajtur Synths. Mes Janarit dhe Prillit kriptomonedha këmbehej me 0.07 dollarë ndërsa aktualisht është 1.33 dollarë, një rritje me 200%.

Bitcoin Cash

Aktualisht një prej 10 kriptomonedhave më të mëdha, Bitcoin Cash është një nënndarje e Bitcoin. Nga një perspektivë financiare, BCH këmbehej me 135 dollarë gjatë javës së dytë të Janarit ndërsa në Qershor shkoi në 479 dollarë. Që prej Nëntorit ka rënë deri në 195 dollar por krahasuar me 12 muajt më parë është një rritje me 30%.

Cosmos

Cosmos është një rrjet i decentralizuar i përbërë nga disa blockchaine të cilat janë të pavarura, të shkallëzueshme dhe të ndërveprueshme me njëra-tjetrën. Platforma ka fituar shumë vëmendje gjatë 2019-ës sidomos me rritjen dramatike të vlerës së kriptomonedhës ATOM nga 0.001 dollarë në Janar në 4.2 dollarë aktualisht.

Litecoin

Litecoin është një prej 10 kriptomonedhave më të mëdha krijuar nga Charlie Lee për të shërbyer si një version i Bitcoin por më efikas me konsumin e resurseve.

LTC tregohej me 32 dollarë në javën e parë të Janarit. Më 22 Qershor shkoi në 141 dollarë por performanca ra gjatë gjysmës së dytë të vitit në 43 dollarë në Dhjetor.

Basic Attention Token

Kjo monedhë dixhitale përdoret nga shfletuesi Brave. Vetë Brave është një shfletues i bazuar në blockchain i cili shpërblen përdoruesit me kriptomonedha duke parë reklama në varësi të kohës që kalojnë në një uebsajt të caktuar.

LEXO EDHE:  SHBA akuzon Kinën se ka ndihmuar Korenë e Veriut të pastrojë 100 milionë dollarë kriptomonedha

Nga një këndvështrim teknik, shfletuesi është një Google Chrome i modifikuar dhe krijuar nga Brendan Eich, njeriu pas JavaScript dhe bashkëthemeluesi i Mozilla. BAT e filloi itin në 0.13 dollarë ndërsa aktualisht këmbehet me 1.7 dollarë.

Ether

Ether gjithashtu i përket listës së 10 kriptomonedhave më të mëdha në botë, në fakt e dyta pas Bitcoin. Në Janar një Ether këmbehej me 116 dollarë ndërsa në Qershor shkoi në 334 dollarë. Por nuk zgjati shumë sepse ra në 150 dollarë. Që prej Nëntorit sillet rreth kësaj vlere me një rritje prej 20% krahasuar me fillimin e 2019-ës.

EOS

EOS është një platformë kriptomonedhash e cila mund të përdoret nga zhvilluesit për të ndërtuar aplikacione të decentralizuara. Në këtë mënyrë kriptomonedha EOS përdoret për të lehtësuar transaksionet dhe proceset e brendshme. Gjithashtu blockchaini i EOS është dizajnuar për të jenë i shkallëzueshë duke krijuar hapësirë për përshtatje.

Nga ana financiare, monedha dixhitale këmbehej me 2.23 dollarë në Janar ndërsa më 31 Maj shkoi në 8.54 dollarë. Në pesë muajt që vijuan kriptomonedha ra dhe aktualisht këmbehet me 2.55 dollarë duke qëndruar shumë stabil gjatë gjithë Nëntorit. /PCWorld Albanian