Lajmet

Facebook Messenger ju jep 10 minuta kohë për të fshirë mesazhet e dërguara

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Funksioni aksesohet duke mbajtur të shtypur mbi një mesazh i cili sjell edhe opsione si “forward” dhe “translate” krahas atij “remove”. Facebook Messenger ju jep 10 minuta kohë për të fshirë mesazhet e dërguara

Facebook më në fund ka vendosur të lejojë njerëzit të tërheqin mesazhet e dërguara por me një kusht.

Përdoruesit mund të tërheqin mesazhet e dërguara thjeshtë duke klikuar butonin “Delete” në Messenger.

Megjithatë opsioni do të jetë i disponueshëm vetëm për 10 minuta. Pas këtij afati mesazhet do të qëndrojnë në bisedë përgjithnjë.

Prej kohësh kompania ka testuar funksionin dhe përdoruesit e kanë kërkuar. Gradualisht do të dërgohet për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS nga dita e sotme.

Funksioni aksesohet duke mbajtur të shtypur mbi një mesazh i cili sjell edhe opsione si “forward” dhe “translate” krahas atij “remove”. Duke klikuar këtë të fundit do të merrni dy opsione, për ta fshirë për veten dhe për të gjithë.

Edhe kur mesazhet fshihen, njerëzit mund të raportojnë ato abuzive konfirmoi rrjeti social.

Funksioni është i pranishëm edhe në aplikacione të tjera të Facebook siç është WhatsApp.

Tek ky i fundit përdoruesit mund të fshijnë mesazhe deri në një orë pasi i kanë dërguar edhe pse fillimisht ishte një afat më i shkurtër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram thotë se tashmë përdoruesit mund të verifikojnë autenticitetin e llogarive

Lajmet e fundit>