Lajmet

10 opsione të reja në Office 2013

Publikuar , 26 Tetor 2012
0
10 opsione të reja në Office 2013

Microsoft-i po bëhet gati të lançojë një nga suitat më të rëndësishme të kompanisë, Office 2013. Platforma do t’i dërgohet prodhuesve gjatë këtij muaji ndërsa versioni përfundimtar do të vijë për konsumatorët në gjysmën e parë të vitit 2013.

Por cilat janë disa nga karakteristikat e reja të platformës?

 1. Ndërfaqe moderne
Në Office 2013 që do të përdoret në Windows 8 do të shihni një ndërfaqe “të modernizuar”. Ajo do të ketë disa ngjyra, ndërsa hijet do t’i japin pamjen 3D. Po ashtu, do të ketë një dizajn në pjesën e sipërme, që synon t’ju ndihmojë të përqendroheni në punën tuaj (të shohim nëse do të jetë i suksesshëm).

2. Ekranet Start
Secili program ka një ekran fillestar të veçantë, blu për Word-in, jeshile për Excel-in, portokalli për Power Point-in etj. Atje mund të shihni skedarët e fundit, të krijoni të rinj, të gjeni template, të hapni skedarët ekzistues etj. Në cepin e djathtë, keni të dhëna mbi kyçjen në SkyDrive.

3. Integrim me SkyDrive
Office 2013 është projektuar për të punuar në cloud, veçanërisht me SkyDrive dhe SharePoint. Përmes tyre mund të punoni në çdo kompjuter. Kur ruani një dokument, skedar në Excel apo prezantim, ai do të ngarkohet automatikisht në SkyDrive (gjithsesi, ky është një opsion që varet nga ju nëse do ta lejoni).

4. Sinkronizim përmes pajisjeve
Kur të ruani dokumentet tuaja online, ato do të jenë të disponueshme për ju (dhe të tjerët) nga çdo pajisje, përmes Office 2013, tabletit, PC-ve apo WebApps. Microsoft-i ka përditësuar WebApps për Word, Excel, OneNote, dhe PowerPoint me një pamje të re moderne. Për më tepër, Word-i, Excel-i dhe PowerPoint-i do të ruajnë vendndodhjen e fundit nga e cila keni punuar.

LEXO EDHE:  Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë së një startupi Amerikan

5. Përdorimi në ekranet me prekje
Disa karakteristika të reja të Office 2013 janë dizajnuar për t’u përdorur më lehtësisht në ekranet me prekje. Ju gjithashtu mund t’i përshtatni këto opsione duke kaluar në Touch Mode në toolbar-in e aksesimit të shpejtë (Quick Access Toolbar).

6. Editim për skedarë PDF
Më parë, mund të ruanit një dokument Word-i në PDF por nuk mund të modifikonit një skedar në formatin PDF. Tashmë, kjo është e mundur dhe këto dokumente mund të ruhen në format docx ose PDF. Ju mund të editoni edhe elemente kompleksë, si p.sh tabelat.

7. Formatimi i Task Panes në PowerPoint
Formatimi i imazheve, figurave (shapes) apo objekteve të tjera është bërë edhe më i avancuar në PowerPoint. Nëse klikoni me te djathtën një imazh dhe zgjidhni Format Picture, do të hapet një panel pune (task panel) i cili ju shfaq të gjitha opsionet përmes së cilave mund të ndërhyni në imazh duke e modifikuar atë.

8. Krijim më i thjeshtë i grafikëve
Opsioni i krijimit të grafikëve në Excel është bërë edhe më i lehtë. Mjafton të klikoni Insert > Recommended Chart dhe do të shihni opsione si line, bar, apo pie charts, të cilat ju rekomandon programi për të dhënat tuaja. Në Preview mund të shihni paraprakisht si do të duket grafiku juaj. Pasi ta keni krijuar, në të djathtë do të shfaqet një ikonë e vogël që ju tregon se çfarë modifikimesh të mëtejshme mund t’i bëni. Këtu mund të punoni me elemente si stili, ngjyrat si dhe vetë grafikun.

9. Më tepër opsione për grafikët
Në Word, PowerPoint, Excel, Publisher, dhe Outlook ikonat e reja në Insert Tab ju mundësojnë të shtoni imazhe nga burime të ndryshme. Me opsionet online mund të shtoni imazhe përmes Office Clipart collection online, një kërkimi në Bing, nga SkyDrive juaj apo llogaria juaj Flickr.

LEXO EDHE:  Operatorët në SHBA implementojnë teknologji anti-thirrjeve robotike

10. Kyçje për llogarinë tuaj
Backstage View
në Office 2013 (që aksesohet përmes File) përfshihet një tab i quajtur Account. Këtu mund të kyçeni me të dhënat tuaja në SkyDrive si dhe të kaloni nga një llogari në një tjetër. Po ashtu, do të shihni një listë të shërbimeve të lidhura si Twitter dhe Facebook, dhe një “add services”, ku mund të shtoni të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>