Lajmet

10 parashikimet më qesharake të teknologjisë

Publikuar , 07 Gusht 2012
0
10 parashikimet më qesharake të teknologjisë

 
Të gjithë ne dëshirojmë të merremi me parashikime dhe prognoza se si do të duket e ardhmja e afërt e teknologjisë, prej përdoruesve të fundit e deri tek analistët të cilët paguhen për këtë punë. Edhe përkundër faktit se që në fillim jemi në dijeni se sa punë jofalenderuese është kjo gjë, shpesh futemi në polemika rreth asaj se çfarë fuqie do ta ketë procesori i kompjuterëve apo si do të duken telefonët pas disa vitesh.

Janë shumë pak njerëz që mund të japin ndonjë supozim të përafërt, e shumë më pak është numri i njerëzve që mund të thonë diçka konkretisht rreth kësaj. Natyrisht edhe pula e verbër mund ta qëlloj kokrrën, kështuqë të gjithë neve nganjëherë na ndodhë që të kemi të drejtë.

Shikuar realisht, ai i cili sot ka një vizion se si do të duket bota pas 5 vitesh mund të bëhet njeri i pasur. Si vlerë reciproke në anën tjetër kemi një dozë të madhe parashikimesh jo të sakta, e kur këto parashikime vijnë nga njerëzit të njohur dhe të matur atëherë fitojmë një komedi të mrekullueshme.

Në vazhdim PCWorld ju sjell listën e deklaratave më qesharake, apo nëse keni dëshirë, më të çmendura të cilat bota e teknologjisë deri më tani i regjistroi. Deklaratat janë renditur në mënyrë kronologjike, pa kritere të veçanta, kështuqë ju mund ta zgjedhni atë që preferoni.

1. “Amerikanëve ju duhet telefoni, kurse neve jo. Ne kemi mjaft postierë.”- Sir William Preece, drejtor i postës britanike, viti 1878.

2. “E tëra që duhet të jetë shpikur tanimë veç është shpikur.” – Kryeshefi i zyrës së patentave, viti 1899.

LEXO EDHE:  Tesla kërkon 167 milion dollarë nga një punonjës i cili e sabotoi

3. “Kush dreqin dëshiron të dëgjojë zërin e artistëve” – H.M. Warner, Warner Bros, viti 1927.

4. “Në botë ekziston tregu për ndoshta vetëm pesë kompjuterë” – Thomas Watson, kryetari i IMB-së, viti 1943.

5. “Potenciali i tregut për shtypës (printer) është më së shumti 5.000” – Drejtori i IBM-it në bisedë me themeluesit e Xerox në vitin 1959.

6. ”Jemi në prag të kohës kur postën do ta dërgojmë me raketë” – Arthur Summerfield, politikan amerikan dhe drejtor i postës, viti 1959.

7. “Nuk ekziston asnjë arsye pse dikush dëshiron të ketë kompjuter në shtëpi të vet” – Ken Olsen, themelues i kompanisë Digital Equipment, viti 1977.

8. “Askujt kurrë nuk do t’i nevojitet më shumë se 637KB hapësirë në kompjuter personal. 640 KB do të jetë e mjaftueshme për të gjithë.” – Bill Gates viti 1981. Më vonë Gates pohoi se deklarata e tij ishte nxjerr nga konteksti, por fakti qëndron se 15 vjet më pas DOS e ndante memorjen primare të kompjuterit në 640 KB dhe pjesës tjetër të zgjeruar.

9. “Për dy vjet problemi i spam-ëve do të zgjidhet” – Bill Gates në Forumin Ekonomik në Davos, viti 2004.

10. “Në Krishtlindjet e ardhshme iPod do të jetë i vdekur, fund, kaput” – Sir Alan Sugar, sipërmarrës britanik, viti 2005. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>