Lajmet

10 shenja që tregojnë nëse një uebfaqe është e sigurt për shopping

Publikuar , 02 Janar 2014
0
10 shenja që tregojnë nëse një uebfaqe është e sigurt për shopping

Gjithmonë e më shumë, me ardhjen e sezonit të festave, njerëzit në të gjithë botën përpiqen të bëjnë dhurata sa më të veçanta për të dashurit e tyre dhe nga një vendet ku mund t’i gjejnë ato, përfshi edhe me çmime më të ulta, është uebi.

Në këtë menyrë evitohen rradhët e gjata apo zhurma e qendrave tregtare, mallrat na vinë pas disa ditësh në shtëpi, por ky është vetëm rasti ideal. Jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet dhe jo të gjitha faqet online janë të sigurta për të kryer transaksione blerjesh.

Gjithmonë duhet të keni parasysh, para se të bëni një blerje online, që ta keni të sigurt kompjuterin tuaj. Të keni një antivirus aktiv, të keni bërë një skanim të përgjithshëm për të parë nëse ka viruse apo malware, të siguroheni që keni të aktivizuar antifirewall-in.

Por, le të supozojmë se i keni bërë të gjitha këto hapa. Si mund të siguroheni që faqja ku dëshironi të blini është e sigurt? Në këtë artikull do t’ju paraqesim 10 pika që tregojnë se një faqe është e sigurt për shopping.

1. Nuk ka reklama të formës “pop-up”.

2. Faqet me reputacion të lartë nuk ju dërgojnë e-mail-e vetëm nëse e keni regjistruar vetë adresën në listën e tyre.

3. Ka përshtypje të mira nga blerës të tjerë. Mjafton të bëni një kërkim në internet.

4. Faqja ka një adresë fizike dhe numër telefoni.

5. Ekzistojnë mundësitë e kthimit të mallit.

6. Çmimet janë shumë të ulta për të qenë të vërteta.

7. Pranohen kartat e kreditit. Këto të fundit janë më të sigurta se kartat e debitit.

LEXO EDHE:  Instagram e bën më të lehtë rikuperimin e llogarive të vjedhura

8. Faqja ka një çelës (apo bravë) të pathyer që tregon se ekziston enkriptimi. Këtë ikonë mund ta shihni në krye të shfletuesit, para se të vendosni numrat e kartës së kreditit.

9. Uebfaqja fillon me “https:” – jo thjesht “http:”. Kjo do të thotë se ekziston një lidhje e sigurt, e enkriptuar, mes shfletuesit tuaj dhe uebfaqes. Nëse nuk e shihni këtë gjë, mos e kryeni transaksionin.

10. Faqja ka një deklaratë privatësie, ku tregohet mënyra se si e mbron ajo informacioni personal tuajin. (PCWorld Albanian)

slide