Lajmet

10 shenja të sigurta që tregojnë së kompjuteri juaj është hakuar

Apr 7 2014
0 Shpërndarje
10 shenja të sigurta që tregojnë së kompjuteri juaj është hakuar

hacker_1Në ditët e sotme, antivirusi softuer bën pjesën më të madhe të punës për sigurinë në kompjuterin tuaj. Në të vërtetë, skanerat antimaluerë janë shumë të pasakta. Pas gjithçkaje, hakerat dhe viruset mund të ndryshojnë taktikat e tyre sipas dëshirës. Vetëm me ndryshimin e disa bajteve në kod, virusi i ri bëhet thuajse i panjohur për antivituset. Për të luftuar këtë, shumë programe antimaluerë monitorojnë sjelljet e programeve, për të kapur ndonjë maluerë që më parë nuk është njohur. Programe të tjera përdorin hapësira të virtualizuara, sisteme monitorimi, zbulime te ngarkesës së rrjetit, të gjitha në të njëjtën kohë. Por pavarësisht të gjithave, ata sërish nuk ia dalin të ofrojnë një mbrojtje të plotë. Më poshtë do të tregojmë 10 ndër shenjat që tregojnë se kompjuteri juaj është hakuar.

Mesazh fals antivirusi

Me një rënie të lehtë ne ditët e sotme, mesazhet false të paralajmërimit të antivirusit është një nga shenjat më të sigurta që tregon se sistemi juaj është hakuar. Kjo ndodh pasi virusi apo programi për qëllime të këqija është instaluar në kompjuterin tuaj. Sinjali që jep antivirusi aktivizohet nga vetë virusi duke iu ofruar një link përdoruesve për në një faqe që bën të mundur vjedhjen e informacioneve të tyre.

Toolbars të padëshiruara në shfletues

Shfletuesi juaj ka panele të shumta të reja me emra që duket se tregojnë që toolbari është menduar për t’ju ardhur në ndihmë. Virusi instalon një sërë mjetesh të tjera në kompjuterin tuaj e ndër të tjerë, edhe toolbare në shfletues. Ato mund t’i dalloni duke qenë se janë të rinj e të panjohur për ju.

Ridrejtim në kërkimin e bërë

Një ndër mënyrat më të lehta për të vjedhur informacione pasi një kompjuter është hakuar është ridrejtimi në një vend ku përdoruesi nuk e kishte për qëllim të shkonte. Hakerat krijojnë faqe të posaçme tek të cilat ridirejtojnë përdoruesit kur kërkojnë në shfletues. Kjo e bën më të lehtë për përdoruesit që të bien pre e hakerave.

Pop-ups të shpeshta

Kur merr pop-ups të shpeshta dhe rastësore nga uebfaqe që nuk normalisht nuk e gjenerojnë automatikisht, do të thotë që sistemi është hakuar. Pop-upset janë ndër shenjat më të lehta për ta kuptuar që jeni hakuar, pasi faqet nuk i kanë zakonisht dhe qëllimi i tyre është të klikuarit në to, gjë që i çon përdoruesit aty ku duan hakerat.

Ndonjë miku juaj merr e-maile false nga adresa jote e e-mailit

Kjo është një shenjë e saktë që ju nuk keni kontroll mbi e-mailin tuaj, ose nuk jeni i vetmi që keni kontroll mbi të. Kur një mik ju lajmëron që i keni dërguar një e-mail të çuditshëm, është koha që të forconi sigurinë e adresës tuaj të e-mailit fillimisht, duke ndryshuar kodin.

Fjalëkalimet e tua ndryshojnë automatikisht

Një taktikë që hakerat e përdorin shpesh është instalimi automatik i programeve që regjistrojnë shtypjen e tasteve në kompjuter. Kjo është një ndër mënyrat më të lehta për të gjetur kodet e adresave të përdoruesve. Kur vini re aktivitet të pazakontë në llogarinë tuaj (si rasti i e-mailit më sipër) apo shihni që fjalëkalimi është ndryshuar, duhet të mundoheni ta shpëtoni atë adresë dhe t’i futeni punës për të mbrojtur pjesën tjetër të sistemit tuaj.

Instalime të papritura të softuerëve

Siç i thonë fjalës, bashkimi bën fuqinë. Dhe e njëjta gjë edhe me viruset. Një pjesë e mirë e tyre e kanë disi të nevojshme për të punuar më mirë kur kanë të instaluara në një kompjuter edhe komponentë të tjerë. Kështu, ato automatikisht instalojnë softuerë të tjerë pa autorizimin tuaj.

Kur mouse lëviz vetë në faqe

Mbase hakerit mund t’i shkasë dora dhe të fillojë të kontrollojë kompjuterin tënd kur ju jeni duke e përdorur. Nëse mouse lëviz në ekran dhe këtë nuk po e bëni ju, atëherë është shenjë e qartë që këtë po e bën dikush tjetër pa lejen tuaj.

Në llogarinë bankare mungojnë paratë

Një pjesë e mirë e hakerave punojnë me qëllime të këqija për t’u pasuruar. Nëse ata arrijnë të vendosin viruse në kompjuterin tuaj, nuk e kanë shumë të vështirë të marrin të dhënat tuaja, përfshirë edhe detajet e llogarisë bankare. Nëse shihni që në bankë ju mungon kredit, hapi i radhës është lajmërimi i bankës dhe më pas forcimi i sigurisë.

Merr telefonata nga dyqanet për mos pagesë të e-mallit

Nëse një haker ka në dorë një numër të dhënash personale, porositja e mallrave në emrin tuaj është e lehtë. Por ata mund të mos kenë dëshirë të paguajnë dhe për shkak se blerja është në emrin tuaj, dyqanet ju kontaktojnë ju për pagesën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>