Ja se si

10 shkarkime pa pagesë dhe të domosdoshme për kompjtuerin tuaj

Publikuar , 20 Mars 2011
0
10 shkarkime pa pagesë dhe të domosdoshme për kompjtuerin tuaj

Ka softuerë të tillë që mund të shkarkohen dhe që janë aq të mirë, sa që patjetër duhet ta keni në kompjuterin tuaj. Për fat të keq, shpesh duhet të paguani për të pasi ta keni provuar (mos u nisni prej asaj se ku jetojmë dhe ku lulëzon pirateria e gati çdo gjë është “pa pagesë”). Por kohë pas kohe ka një program të domosdoshëm për kompjuterin tuaj që është tërësisht pa pagesë. E programe të këtilla janë vështirë për tu gjetur,

Ne gjetëm kohë të shfletojmë internetin dhe të zbulojnë diamant të këtillë. Lexoni dhe mësoni se cilat janë 10 programet që do ta mbajnë PC-në tuaj të shpejtë, atraktiv për tu përdorur dhe të sigurt Disa prej tyre pranojnë edhe donacione nëse ju pëlqen deri në një masë të këtillë, e ka edhe versione të “lehtësuara” të disa softuerëve të plotë – që janë gjithashtu pa pagesë për tu shkarkuar dhe për tu përdorur.

Mbani kompjuterin në formë

CCleaner – është programi më i mirë pa pagesë që mund të gjeni në internet dhe që do të pastrojë sistemin tuaj dhe do ta mbajë atë në formë. Ai fshin skedarët e përkohshëm dhe ata të panevojshëm, gjurmët e shfletuesit tuaj, vret cookies të panevojshëm, e heq qafe skedarë të panevojshëm të lidhur me programe të ndryshme, përfshirë edhe të gjithë shfletuesit e popullarizuar. Ai madje ofron edhe pastrues të regjistrit.

A dëshironi ta bëni atë më të mirë? Shkarkoni CCEnhancer, që rrit listën e programeve të mundshme për tu pastruar nga CCleaner. Ai lidh gjurmimet me më shumë aplikacione sesa vet CCleaner, duke shtuar përkrahje për aplikacione si Ashampoo Burning Studio, LogMeIn, Microsoft Works, etj. Ai integrohet direkt me CCleaner, kështu që nuk ju duhet të mësoni diçka të re.

LEXO EDHE:  Ja sesi të çaktivizoni ndjekjen e vendndodhjes tuaj nga Google

Pjesë e asaj që ka të bëjë me mbajtjen e sistemit në kushte ideale është edhe të qenit në dijeni rreth asaj se çfarë ka ai brenda. Këtu kryen punë LookInMyPC që shfleton kompjuterin tuaj dhe ju ofron një raport të detajuar, duke përfshirë edhe prodhuesin e PC-së, numrin e tij serik, sasinë e RAM-it, kapacitetin e Hard Diskut, e kështu me radhë. Ai në përgjithësi ofron më shumë sesa që do të kërkonin përdoruesit, megjithëse sasia e detajeve është e përkryer për entuziastët e kompjuterit; nëse shfletoni më shumë ju duhet ët shihni pjesën e numrit të çipit të RAM-it tuaj, të gjithë drajverët e instaluar të printerit tuaj, emrin dhe adresën ISP-së suaj, listën e përditësimeve të instaluara, etj.

Secunia PSI është gjithashtu një vegël e mirë që skanon PC-në tuaj, gjen softuerin e instaluar në të, paralajmëron nëse ndonjë program ka nevojë për përditësim dhe më pas ndihmon në këtë proces. Ai gjithashtu ju njofton nëse keni ndonjë program që i ka tejkaluar afati dhe që përfaqëson një rrezik të sigurisë për ju. Ai madje mund të përditësojë në mënyrë automatike programet tuaja pas një konfigurimi të vogël.

Vegla kreativiteti

Sigurohuni që të keni edhe disa gjëra si IrfanView, që sjellë grafikë të shkëlqyer ët shikimit të përmbajtjeve dhe editor bazë të imazheve. Është i shpejtë, i thjeshtë për tu përdorur dhe pa pagesë – çfarë tjetër do t’ju duhet? Ai shikon pothuajse çdo lloj të formateve ët imazheve  dhe këtë e bënë me shpejtësi. Ju gjithashtu mund të konvertoni përmes tij tipe të ndryshme të skedarëve, të preni imazhe, të shtoni efekte dhe të performon gjëra tjera bazike. Ai shfaq edhe skedarë si slideshow dhe gjithashtu lëshon edhe skedarë multimedial.

LEXO EDHE:  Ja sesi të përditësoni Windows 10-ën manualisht në Përditësimin e Tetorit 2018

Nëse po kërkoni diçka më shumë për editim të fotografive, shkarkoni Photoscape. Kjo copë softueri është shumë e fuqishme dhe ka mjaft shumë funksionalitete të integruara në të. Për fillim, ai ofron editor të fotografive, shikues të skedarëve, krijues të slideshow, shtesë për kapje të imazhit pamës në ekran, etj. Dhe secila komponentë në vete ka veçori shtesë. Për shembull ju mund të kombinoni shumë fotografi në një kornizë të vetme, dhe madje mund të konvertoni imazhe në formate RAW – që përdoren prej shumë aparateve digjitale – në formate .jpg.

Nëse keni shije multimediale, një zgjidhje tjetër e mirë është Ashampoo Burning Studio 6 Free. Për dallim prej asaj që disa mund të besojnë, CD-të dhe DVD-të nuk janë pjesë e së kaluarës dhe ky program pa pagesë është ideal për këdo që ka nevojë të incizojë, kopjojë apo të bëjë procese të këtilla të ngjashme. (Versioni komercial Ashampoo Burning Studio 10 kushton 50$). Me Ashampoo Burning Studio 6 Free, ju kopjoni disqe të tëar, filma në CD/DVD/Blu-ray, krijoni Video CD, krijoni imazhe .iso për CD apo DVD, krijoni CD apo DVD nga një imazh .iso, etj.

Rritës të produktivitetit

Ka shumë të këtillë, por këtu mund të veçojmë ClipX. Ai sjellë fuqi shtesë krahasuar me Windows Clipboard, duke ruajtur 25 klipet e fundit Clipboard, në mënyrë që ju sërish t’i përdorni. Ai ruan gjithashtu edhe grafika si tekst, shfrytëzon pak RAM dhe është shumë i thjeshtë për tu përdorur. Ai gjithashtu pranon edhe shtojca. Sigurohuni të keni edhe ClipX Sticikes Plugin, që ruan klipe për qasje kohë pas kohe.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni ose çaktivizoni sugjerimet e tekstit në Windows 10

Nëse arkivoni apo kompresoni formate të ndryshme, shkarkoni Hamster Free Zip Archiver. Me këtë vegël ju krijoni dhe hapni arkiva me lehtësi. Ai trajton formate si .zip, .rar, .7z, etj, e gjithashtu ka aftësi tjera shtesë si ndryshimi i niveleve të kompresionti dhe ndarja e skedarëve.

Një tjetër rritës i produktivitetit është edhe Evernote. Është i përkryer për këdo që shfleton shumë informata dhe ka nevojë për t’i ruajtur dhe gjetur shpejtë. Programi kap informacione nga uebi, e madje edhe aparatet digjitale, kamerat, skanerët e mikrofonat, dhe më pas ju mundëson që t’i ruani ato të dhëna në formë automatike e madje edhe manuale. Ju mund të kategorizoni informatat me etiketa dhe të lehtësoni gjetjen e tyre. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>