Biznes

10 Ueb faqet më të shtrenjta

Publikuar , 05 Gusht 2012
0
10 Ueb faqet më të shtrenjta

Tashmë, zhvillimi i internetit po bëhet në mënyrë të shpejtë, sepse interneti është burim i informatava dhe shpërndarjes. Ne mund të gjejmë gjithçka përmes internetit si lajme, muzikë, sport dhe të tjera. PCWorld ju sjell të dhënat se cilat faqe janë shitur më së shtrenjti.

1. Insure.com, 2009, 16 milionë $

Ky emër u ble nga QuinStreet, duke e bërë këtë shitjen më të madhe ndonjëherë për një emër Ueb faqeje, duke i’a kaluar dhe sex.com. Ai u ble fillimisht nga Insure.com për 1.6 milionë $ në dhjetor të vitit 2001. Kjo Ueb faqe ofron sigurime shëndetësore, të jetës, dhe makinave.

2. Sex.com, 2006, 14 milionë $

E blerë nga Gary Kremen, themeluesi i Ueb faqes së takimeve Match.com, në vitin 1994. Ka qenë subjekt i një beteje të gjatë ligjore, por u vlerësua për çmimin më të lartë të dhënë për një Ueb faqe. Aktualisht, kjo Ueb faqe është në ankand.

3. Fund.com, 2008, 9.99 milionë £

Kompani interneti e tregtimit publik që operon në shërbimet financiare. Siguron informacion në opsionet e fondeve të investimit, jep opinione eksperti dhe lejon përdoruesit të ndërtojnë aksione financiare (portofol). Ka ende debate nëse Fund.com apo sex.com mbajnë rekordin për çmimin më të lartë për emër Ueb faqeje.

4. Porn.com, 2007, 9.5 milionë $

Nuk ka nevojë për shpjegim.

5. Business.com, 1999, 7.5 milionë $

Motor kërkimi për biznese dhe adresa interneti (web directory) themeluar në 1999 nga Jake Winebaum, një ish kryetar i Walt Disney Internet Group, dhe Sky Dayton, themelues i Earthlink. Në korrik 2007 business.com i’u shit publikuesit të Faqeve të Verdha RH Donnelly për 345 milionë $.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta shkencëtarja e cila ndërtoi procesorin e parë kompjuterik në botë

6. Diamond.com, 2006, 7.5 milionë $

Për të mos u ngatërruar me kompaninë e sigurimit të makinave, Diamond.com thjesht shet stoli diamanti. U ble nga shitësi i argjentarive në internet ice.com.

7. Beer.com, 2004, 7 milionë $

Një motor kërkimi për birrë, përgatitje birre, shije të reja birre, histori birre dhe lojëra pijesh.

8. Israel.com, 2008, 5.88 milionë $

Quajtur si “burimi juaj i parë dhe më i mirë për informacione rreth Izraelit”. Ai u ble në 1994 nga Joel Noel Friedman, një 46 vjeçar çifut që jetonte në ShBA. Më shumë se për qëllim fitimi, ai fillimisht e bleu emrin e faqes nga frika se mund të keqpërdorej nga dikush tjetër.

9. Casino.com, 2003, 5.5 milionë $

Faqe e lojërave online në internet.

10. Toys.com, 2009, 5.1 milionë $

U ble në 2009 në ankand nga ToysRUs. Të gjithë ndaluan ofertat në 3 milionë $, por kompania e lodrave dhe National A-1 Advertising, pronarë të emrave të faqeve Ueb si free.com, boys.com dhe divorce.com vazhduan ofertat e tyre derisa shitësi fitoi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>