Harduer

10 vite më parë Steve Jobs prezantoi pajisjen të cilën e quante revolucionare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Janar 2020
0
Ai e përshkruante pajisjen si revolucionare për shfletimin në ueb, lexim dhe dërgim e-mail-esh, shikim të videove dhe dëgjim të muzikës deri tek luajtja e lojërave. 10 vite më parë Steve Jobs prezantoi pajisjen të cilën e quante revolucionare

Sot u bë 10 vjetori i prezantimit të modelit të parë të iPad nga Steve Jobs. Ishte një prej produkteve madhore të cilin ai e prezantoi përpara vdekjes në 2011.

Jobs argumentonte se kishte ende hapësirë për një kategori të re pajisje mes një smartfoni dhe një laptopi por vetëm nëse ishte superior në disa funksione.

Ai e përshkruante pajisjen si revolucionare për shfletimin në ueb, lexim dhe dërgim e-mail-esh, shikim të videove dhe dëgjim të muzikës deri tek luajtja e lojërave.

Modeli i parë i iPad kishte ekran 9.7-inç me procesor me një bërthama Apple A4, deri në 64GB memorie të brendshme, 256MB RAM, 10 orë jetëgjatësi baterie, Bluetooth 2.1, konektor me 30 gjilpëra dhe një portë kufjesh 3.5mm.

Modeli vetëm Wi-Fi kushtonte 499 dollarë ndërsa edhe me valë celularë 629 dollarë. vlen të thekstohet se modeli origjinal nuk kishte një kamër.

Apple e hodhi në treg më 3 Prill 2010 dhe një ditë më pas tha se ka shitur 300,000 njësi. Kur prezantoi iPad 2, Jobs tha se gjenerata e parë ishte shitur në 15 milionë njësi përgjatë 9 muajve disponueshmëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Starton gara kibernetike XORCTF7E4, konkurrojnë 9 ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>