Lajmet

10 vjeçari shpëton familjen në veturë duke përdorur aftësinë e mësuar në lojën Mario Kart

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
10 vjeçari shpëton familjen në veturë duke përdorur aftësinë e mësuar në lojën Mario Kart

Një ngjarje vërtet ngushëlluese në Hugo të Kalifornisë tregon se si një 10 vjeçar ia shpëtoi jetën gjyshes së tij dhe vëllait të tij të madh pasi ajo ishte futur pas timonit të makinës së tyre e cila lëvizte me shpejtësi prej 60 milje për orë.

Nga e mësoi këtë gjë ai? Nga Mario Kart. KUSA, që është partnere me NBC-në, ka raportuar se si i riu Gryffin Sanders u bë hero në grahmat e kaosit.

Të premten e kaluar, çdo gjë dukej si normale për djalin dhe familjen e tij derisa pajisja e tyre kaloi shtegun qendror dhe u fut drejt në trafik. Në veturë ishte edhe vëllai i tij 4 vjeçar.

“Mendimi im i parë ishte në fakt, është ky një testim apo çfarë?” tha Sanders. “Zemra ime bënte rrahje të forta.” Situata vërtet ishte një testim, teksa gjyshja e tij humbi kontrollin pasi mund të ketë përjetuar një sulm të butë në zemër. Pasi u përpoq që ta zgjojë, Sanders e mori timonin dhe e ktheu pajisjen përgjatë një hendeku me baltë.

Sipas KUSA-së, Sanders iu tregoi reporterëve që ai i ka marrë shkathtësitë e tij për shëtitje nga Mario Kart. Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të tij të guximshme, vetura u ndal dhe KUSA raportoi që nuk kishte ndonjë lëndim në aksident.

Këto ditë mund të dëgjohen mjaft shumë ndikime negative të video lojërave tek njerëzit, por, siç tregon Gryffin Sanders, ka shumë gjëra pozitive që vijnë nga lojërat. (PC World Albanian)

Teknologji makina

LEXO EDHE:  Kryhet fluturimi i parë i një avioni elektrik

Lajmet e fundit>