Lajmet

10 vjetori i Facebook-ut: Rrjeti social iu dhuron përdoruesve video të personalizuar

Publikuar , 05 Shkurt 2014
0
10 vjetori i Facebook-ut: Rrjeti social iu dhuron përdoruesve video të personalizuar

facebook_a_look_back_ndtvMe ndihmën e një mjeti online automatik, rrjeti social Facebook ka krijuar një video të shkurtër e të personalizuar me fotografitë dhe postimet më të rëndësishme të jetës së qindra miliona përdoruesve. Klipi prej 62 sekondash tregon vitin kur jeni bashkuar me Facebook-un, një numër të postimeve më të pëlqyera dhe një koleksion të rastësishëm të fotove tuaja.

Për të parë “filmin” e jetës tuaj në Facebook, pasi të keni hapur llogarinë tuaj në rrjetin social, shkoni në këtë lidhje dhe prisni derisa të shfaqet klipi. Klipi quhet “A Look Back” (Një Vështrim Mbrapa) dhe është lançuar në këtë kohë që është e veçantë për Facebook-un, pasi dje festoi 10 vjetorin e lançimit.

Me rastin e dhjetëvjetorit të Facebook-ut, Mark Zuckenberg postoi në profilin e tij: “Njerëzit shpesh më pyesin nëse e dija që Facebook-u do të bëhej kaq i madh sa është sot. Në asnjë mënyrë që nuk e dija.

Mbaj mend që porosisnim pica me shokët në dhomë dhe duke biseduar një natë në konvikt, pak pasi u lançua Facebook, u thashë që isha i gëzuar që do të ndihmoja që komuniteti i shkollës të mund të lidhej, por mbase ndonjë ditë dikush do të duhet të lidhte të gjithë botën në atë mënyrë.”

Momentalisht, deri tani videoja ofrohet në gjuhët e shumicës së përdoruesve; anglisht, spanjisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, turqisht, në gjuhën indoneziane dhe në gjuhën portugeze të Brazilit.

Në varësi të kohës tuaj në Facebook dhe të atyre që keni shpërndarë, ose do të shihni një video të personalizuar me një koleksion fotosh tuajat, ose thjesht një “kartolinë” falenderimi. Videot u bënë të disponueshme për t’i shpërndarë vetëm pas mesditës së të martës dhe nëse nuk shpërndahen në Facebook, do të jenë të disponueshme për vetëm një muaj.

LEXO EDHE:  Libra humbet një tjetër mbështetës

Për shkak se klipi mund të ketë foto që ju do të donit t’i mbanit private, mund edhe ta editoni “filmin” tuaj. Mark Zuckenberg gjithashtu tha: “Vërtet është e mahnitshme të shohësh se si ju të gjithë keni përdorur mjetet tona për të ndërtuar një komunitet të vërtetë. Ju keni ndarë të gjitha momentet më të gëzueshme dhe të hidhura me ne.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>