Lajmet

100 fjalëkalimet më të këqija të 2019: A është i juaji në listë?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
100 fjalëkalimet më të këqija të 2019: A është i juaji në listë?

Gjatë gjashtë muajve të parë të 2019-ës, mëse 4 miliardë rekorde u ekspozuan online nga sulme kibernetike, një statistikë me të vërtetë shqetësuese.

Tashmë hulumtuesit në NordPass, një menaxher fjalëkalimesh nga e njëjta kompani që operon NordVPN ka publikuar një listë të fjalëkalimeve më pak të sigurta.

Pajisur me një databazë prej 500 milionë fjalëkalimesh të rrjedhura gjatë 2019-ës, NordPass i ka renditur ato sipas përdorimit.

3 fjalëkalimet më të përdorura, ku shfaqen në 6,348,704 raste, janë jo vetëm të pasigurtë por edhe lehtësisht të parashikueshëm.

Por në listë janë edhe disa fjalëkalime të papritura. Nëse fjalëkalimi juaj është në këtë listë atëherë ju e dini se çfarë duhet të bëni menjëherë.

Gjithashtu nëse përdorni të njëjtin fjalëkalim nëpër disa faqe, siguria juaj është lehtësisht e cënueshme.

Microsoft analizoi një databazë me 3 miliardë kredenciale nga thyerje sigurie të ndryshme dhe gjeti se 44 milionë prej tyre përdornin vetëm fjalëkalime të cilat janë kompromentuar edhe në faqe të tjera.

Ripërdorimi i fjalëkalimeve është garanci se keni për të përfunduar në telashe. Përmirësimi i higjenës së fjalëkalimeve është shqetësimi juaj numër 1. /PCWorld Albanian

Rënditja: 100 fjalëkalimet më të këqija në botë

  1. 12345
  2. 123456
  3. 123456789
  4. test1
  5. password
  6. 12345678
  7. zinch
  8. g_czechout
  9. asdf
  10. qwerty
  11. 1234567890
  12. 1234567
  13. iloveyou
  14. 1234
  15. abc123
  16. 111111
  17. 123123
  18. dubsmash
  19. test
  20. princess
  21. qwertyuiop
  22. sunshine
  23. BvtTest123
  24. 11111
  25. ashley
  26. 00000
  27. 000000
  28. password1
  29. monkey
  30. livetest
  31. 55555
  32. soccer
  33. charlie
  34. asdfghjkl
  35. 654321
  36. family
  37. michael
  38. 123321
  39. football
  40. baseball
  41. q1w2e3r4t5y6
  42. nicole
  43. jessica
  44. purple
  45. shadow
  46. hannah
  47. chocolate
  48. michelle
  49. daniel
  50. maggie
  51. qwerty123
  52. hello
  53. 112233
  54. jordan
  55. tigger
  56. 666666
  57. 987654321
  58. superman
  59. 12345678910
  60. summer
  61. 1q2w3e4r5t
  62. fitness
  63. bailey
  64. zxcvbnm
  65. fuckyou
  66. 121212
  67. buster
  68. butterfly
  69. dragon
  70. jennifer
  71. amanda
  72. justin
  73. cookie
  74. basketball
  75. shopping
  76. pepper
  77. joshua
  78. hunter
  79. ginger
  80. matthew
  81. abcd1234
  82. taylor
  83. samantha
  84. whatever
  85. andrew
  86. 1qaz2wsx3edc
  87. thomas
  88. jasmine
  89. animoto
  90. madison
  91. 0987654321
  92. 54321
  93. flower
  94. Password
  95. maria
  96. babygirl
  97. lovely
  98. sophie
  99. Chegg123
LEXO EDHE:  Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë