Analiza

100 mijë regjistrime në rrjetin 4G të Vodafone në Britani

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
100 mijë regjistrime në rrjetin 4G të Vodafone në Britani

Më tepër se 100,000 njerëz janë regjistruar në rrjetin 4G të Vodafone në Britani për vetëm shtatë javë, që paraqet një shenjë që ky vend është i “etur” që të fillojë përdorimin e internetit mobil të gjeneratës së ardhshme.

Kërkesa për rrjetin e Vodafone pritet të jetë sikur ajo që ishte arritur nga O2, që lëshoi shërbimin e vet super të shpejt për të dhëna mobile gjatë gushtit.

Rrjeti 4G ishte zbuluar vitin e kaluar nga operatori i telekomit EE, i cili gjatë muajit të kaluar lajmëroi që më tepër se 1 milion njerëz janë regjistruar në shërbim. Shumica e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar tani mbulohen nga rrjeti 4G, ndonëse është një progres i kufizuar në ofrimin e shërbimit në rajone më të largëta.

Vodafone tha që 80 qytete dhe rajone përreth Londrës mund t’i qasen rrjetit 4G, ndërsa Liverpool dhe Glasgow pritet të shtohen më vonë këtë muaj. Bardford, Edinburgh, Leeds dhe Newcastle do ta marrin shërbimin në fund të vitit.

4G, që është rrjeti i gjeneratës së katërt, është dhjetëfish më i shpejt se sa lidhjet standarde 3G dhe kërkon një pajisje mjaft të sofistikuar për ta pranuar sinjalin. Amerika, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut në gjerësi kanë adoptuar rrjetin 4G, ndonëse disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar sipas parashikimeve nuk do të kenë qasje në këtë rrjet deri në fund të vitit 2015.

CCS Insight parashikon që 730 milionë pajisje me mundësi për të pranuar sinjalin e rrjetit 4G do të shiten deri në vitin 2017, më tepër se çdo lloj tjetër i smartfonit. Analistët parashikojnë një ngritje të ngjashme të smartfonëve në përgjithësi, ku 1.83 milionë pajisje pritet të prodhohen në mbarë botën në vitin 2013 dhe 2.19 miliardë pritet të vijnë në vitin 2017. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

vodafone_2526577b

Lajmet e fundit>