Biznes

100 milion dollarë tjerë për Twitter

Publikuar , 25 Shtator 2009
0
100 milion dollarë tjerë  për Twitter

Rowe Price, Insight Venture Partners dhe një grup i anëtarëve tjerë është raportuar se kanë dërguar 100 milion dollarë tjerë në fenomenin e mikro blogjeve.

TechCrunch raportoi gjatë javës së kaluar se Twitter ishte duke u munduar të bëjë bashkë një fond me vlerë prej rreth 1 miliard dollarë. Por ai raport ka sugjeruar se kompania do të mund ta arrinte këtë duke rritur 50 milion dollarë (gjysmën e asaj që e ka tani) për WSJ, një marrëveshje që pritet të përfundoj të enjten.

Twitter ende nuk ka arritur në një shkallë të theksuar të përfitimit të të hyrave. Por formuesit e saj kanë deklaruar se llogaritë e paguara të korporatave, në formë të një lloji të “tabelave analitike”, janë afër paraqitjes në skenë. Reklamimi nuk është një opsion që mund të lihet anash, pavarësisht asaj që kanë deklaruar ekzekutivët e kompanisë gjatë të kaluarës.

 

LEXO EDHE:  Telashet e WeWork marrin fund pas një investimi 5 miliardë dollarësh

Lajmet e fundit>