Lajmet

100 vjetori i Pavarësisë, takim mes Postës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
100 vjetori i Pavarësisë, takim mes Postës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Një takim u organizua ndërmjet Drejtorëve të Përgjitshëm të Postës së Kosovës, Postës Shqiptare dhe Postës së Maqedonisë të premten në Prizren – Prevalle.

Nikoqiri i organizimit të këtij takimi z.Rafet Jashari – Kryeshef i Postës së Kosovës përshëndeti delegacionin nga Posta Shqiptare ne krye me Z. Arqile Gorea Drejtor i Përgjithshëm, delegacionin nga Posta e Maqedonisë ne krye me Drejtorin e Përgjitshëm Z.Rafiz Haliti, dhe anëtarët e Bordit te PK-es ne krye me kryetar Z.Halit Isufi.

Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme, ku ndër to vlen të përmendet tema e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre tri Administratave Postare, për miratimin e binjakëzimit të Filialit të Postave të Elbasanit me Filialin e Tetovës dhe Filialit të Postave të Beratit me atë të Gjakovës. Gjithashtu u diskutua dhe tema rreth emetimit të një pulle të përbashkët me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe organizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta me rastin e kësaj ngjarje.

Para tri viteve këto tri Administrata Postare kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi i cili ka hedhur pikat e veta jo vetëm në bashkëpunimin profesional por dhe në rregullimin e tregut dhe në afrimin e shërbimeve të ndërsjellta dhe në marrjen e iniciativave të përbashkëta. Iniciativa e cila u realizua me shume sukses si rrjedhoje e ketij Memorandumi e cila bashkon jo vetem keto tri administrate, por që bashkon gjithë popujt e botës, për një figurë madhështore që ka nxjerrë kombi ynë, shenjtoren Nënë Tereza, për të cilën Posta e Kosoves, e Maqedonise dhe Postat Shqiptare dolen me një pullë të përbashkët postare.

Tashmë është bërë traditë ndërmjet Postave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë realizimi i takimeve të kësaj natyre të cilat nuk janë vetëm pjesë e formalitetit rajonal por janë iniciativa funksionale.

LEXO EDHE:  Ngritja dhe rënia e Telekomit të Kosovës, si përfundoi në krizë

Në fund të këtij takimi u ra dakord që me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë të organizohet një konferencë rajonale nën tematikën: “E Ardhmja e shërbimit postar në rajonin e përbashkët”, ku të emetohet një pullë e përbashkët nga të tre Administratat Postare pjesmarrëse në këtë takim , të nënshkruhet binjakëzi ndërmjet Filialit të Postave të Elbasanit me Filialain e Tetovës dhe të Filialit të Postave të Beratit me atë të Gjakovës si dhe të organizohet në Shqipëri një garë e “Ecjes së shpejtë të postjerëve” nga Posta e tre shteteve respektive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>