Blog

100,000 kompjutera internet kafesh hakohen për të gërmuar monedha kriptografike

Publikuar , 19 Qershor 2018
0
Problemi u vu në dukje kur internet kafetë në provincën Rui’An vunë re se kompjuterat ishin ngadalësuar ndjeshëm dhe përdorimi i procesorëve ishte vazhdimisht në 70%. 100,000 kompjutera internet kafesh hakohen për të gërmuar monedha kriptografike

Një grup hakerash në bashkëpunim me firmat e mirëmbajtjes së kompjuterëve në Kinë kanë arritur të hakojnë kompjuterat e përdorur nga internet kafetë për të gërmuar monedha kriptografike.

Sipas mediave lokale, policia e qytetit Zhejiang arrestoi 16 të dyshuar të cilët thuhet se kanë fituar 800,000 dollarë duke hakuar 100,000 kompjutera në internet kafe në 30 qytete Kineze.

Hakerat fillimisht zhvilluan maluerin i cili do të gërmonte monedha kriptografike Siacoin.

Më pas me ndihmën e firmave të mirëmbajtjes injektuan maluerë të kompjuterat e internet kafeve gjatë proceseve mirëmbajtjes.

Problemi u vu në dukje kur internet kafetë në provincën Rui’An vunë re se kompjuterat ishin ngadalësuar ndjeshëm dhe përdorimi i procesorëve ishte vazhdimisht në 70%.

Gjatë kësaj periudhe, Korrik 2017, vlera e Siacoin u rrit me 400% sipas CoinMarketCap.com.

Nga ana tjetër faturat e elektricitetit të internet kafeve u rritën në mënyrë galopante. Pronarët e internet kafeve lajmëruan policinë lokale.

Duke qenë se shumica e internet kafeve në Rui’An mirëmbaheshin nga një firmë e vetme dhe policia procedoi menjëherë me arrestimin e drejtuesve të saj.

Hetimi ende vazhdon dhe malueri është përhapur në 30 qytete të Kinës me përfshirjen e 100 firmave të mirëmbajtjes. /CryptoWorld.al

LEXO EDHE:  Çdo gjë që duhet të dini rreth përditësimit Constandinople të Ethereum

Lajmet e fundit>