Harduer

LG G8 ThinQ nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
LG G8 ThinQ do të kushtojë më pak se 1,000 dollarë. Telefoni prezantohet në Kongresin Mobil Botëror më 24 Shkurt. LG G8 ThinQ nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

Ka ngelur vetëm një javë kur do të shohim pasardhësin e LG G7 ThinQ. Nisur nga ky fakt rrjedhjet e informacionit kanë filluar të vinë nga të gjitha anët e internetit.

Një prej tyre është një grup fotosh të G8 ThinQ të cilat ekspozojnë telefonin nga të gjitha anët.

Nisur nga fotot, telefoni do të jetë i ngjashëm me paraardhësin. Ekrani pa skaje shoqërohet nga një “notch” në krye ku qëndron kamerat frontale.

Dy kamerat e pasme tashmë orientohen horizontalisht. Në fund të telefonit është një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë USB-C për karikim dhe konektivitet.

Gjithashtu gjendet edhe një grilë altoparlanti. LG ka konfirmuar se telefoni do të ketë sensor ToF (Time-of-Flight). Teknologjia do të përdoret për kyçjes e telefonit me anë të fytyrës por edhe për realitetin e shtuar.

Selfie do të jenë më cilësore sensori konsumon më pak energji sesa FaceID.

Ndërsa ka pasur spekulime se flagshipi i ardhshëm i LG do të ketë ekran të dytë, në këto imazhe nuk vërehet diçka e tillë. Megjithatë ekziston mundësia që ekrani i dytë të jetë një komponent që shtohet dhe jo pjesë e telefonit.

LG G8 ThinQ do të kushtojë më pak se 1,000 dollarë. Telefoni prezantohet në Kongresin Mobil Botëror më 24 Shkurt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG V40 ThinQ debuton më 3 Tetor

Tags >

LG
Lajmet e fundit>