Ja se si

11 gjëra që urrejmë te iTunes

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
11 gjëra që urrejmë te iTunes

 

Thuajse të gjithë përdorin iTunes. Softueri i saj bazë është pa pagesë dhe tepër i mirë. iTunes megaplex është një portë online drejt miliona këngëve, shfaqjeve televizive dhe filmave të gatshëm për t’u shkarkuar dhe pjesa e re App Store ofron një zgjedhje marramendëse të produkteve. Por iTunes nganjëherë na bën të çmendemi. Ka mungesë të disa veçorive të dukshme; çalon në disa të tjera dhe bën plot gjëra të çuditshme. Ja ku janë 11 bezdisjet e iTunes, që Apple do të mund t’i rregullonte për 5 minuta nëse do dëshironte. Bashkë me këtë renditje kemi vendosur edhe anashkalimet e mundshme për mangësitë, sepse në fund të fundit nuk e urrejmë aq imunes, sa të pranonim të jetonim pa të.

Azhornime joefikase
Nderime drejt Apple për azhornimet e shpeshta të iTunes, përmirësimin e mangësive dhe bashkë me këtë, shtimin e tipareve. Por turp për faktin që na detyron të shkarkojmë dhe të riinstalojmë tërë programin për çdo azhornim. Bashkë me të lidh edhe QuickTime, qoftë version i ri apo jo? A nuk ka dëgjuar ndonjëherë Apple për arnimet?

DRM
iTunes na dhuroi shkarkimin e këngëve për 99 cent dhe në këtë mënyrë ofroi mundësinë për njerëz të ndershëm të blejnë këngë me një çmim të arsyeshëm. Po pse vazhdon të implementojë menaxhimin e të drejtave digjitale (DRM) për shumicën e këngëve në librarinë e saj, kur nuk kërkon më ekstra pagesë për “iTunes Plus”? Logjika kërkon se duhej të dhuronte edhe DRM-të së bashku me këngët.

Asnjë monitorim i dosjeve muzikore
Apple nuk shqetësohet shumë për të ndihmuar shumicën e njerëzve që të marrin muzikë nga burime tjera, përveç iTunes. Për shembull, softueri ka mungesë të aftësisë së monitorimit të dosjeve dhe shtimit automatikisht të muzikës së re në librari. Opsionet e iTunes kufizohen te këngët e kopjuara nga CD-të apo të blera nga dyqani i iTunes. Por iTunes Folder Watch (find.pcworld.com/61645), një vegël pa pagesë për përdoruesit e Windows, monitoron dosjet e emërtuara dhe automatikisht shton çfarëdo muzike të re në librarinë e vet. Gjithashtu të dyja veglat shkarkuese nga AmazonMP3 dhe Rhapsody MP3 Store shtojnë automatikisht blerjet e reja në koleksionin e imunes, pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje.

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

Programe që jepen me zor
Më herët gjatë këtij viti, Apple shtoi shfletuesin e saj të ri për Windows, Safari, në veglat azhornuese të softuerit të saj. Nëse klikoni OK te azhornimi pa pasur mendjen te ajo që po bëni, mund të përfundoni me një surprizë të vogël. Do të merrni Safari edhe pa e dashur. Së paku tani shfletuesi është radhitur në kategorinë “softuer i ri”, por prapë bën shkarkimin automatik dhe duhet të pastrosh kutinë kontrolluese për ta hequr nga lista. Ndërkohë, çfarëdo përdoruesi i Windows që ka instaluar iTunes 7.7 (versioni më i fundit i paraqitur në App Store) do të gjejnë një MobileMe Windows Control Panel qofshin të abonuar apo jo në MobileMe.

Ende pa shërbim abonimi
Nëse DRM-ja qëndron, nuk do ishte keq një shërbim abonimi në Apple Music? Për 15$ në muaj, Zune mundëson blerjen pa limit (por jo pa kufizime të caktuara) të shkarkimeve që mund t’i paketojmë në një iPod me kapacitet të lartë. Është një rrugë e mirë për të zbuluar muzikën të re dhe sa më shumë muzikë dëgjojmë sigurisht që do të na shtyjë të blejmë akoma më shumë.

Moskujdesi ndaj podcasts ndalon shkarkimin
Nëse nuk dëgjoni rregullisht një podcasts te i cili jeni abonuar, iTunes ndalon shkarkimin e kasteve të reja. A nuk do të ishte më mirë ta merrnim vetë këtë vendim?

Kutia e mistershme kontrolluese
Afër secilit objekt në librarinë me këngë, shfaqje nga TV-ja, podcasts, etj., shfaqet një kuti kontrolluese. Ka qenë aty për aq kohë sa mbaj mbaj mend, por iTunes Help nuk tregon asgjë për arsyen pse është aty. Në fakt, shpjegimi është shumë i thjeshtë. Gjërat e pashënjuara nuk luhen nuk kur dëgjoni muzikë nga iTunes dhe nuk sinkronizohen me iPod kur zgjidhni opsionin “Sinkronizo vetëm këngët dhe videot e shënuara” në menynë përmbledhëse të pajisjes. Është turp që iTunes nuk shpjegon diku këto opsione të përshtatshme.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni automatikisht "Dark Mode" në iOS 13

Shfaqjet e ndaluara të NBC-së
Hajde tani Apple! Episodet e reja të Chuck, Heroes dhe 3O Rock janë këtu dhe nuk na ndalon dot kush t’i shohim në iPod apo iPhone.

Një menu tepër e dobët
Shiriti i veglave te iTunes ofron vetëm funksione bazë. Në ëndrrat tona kemi një shirit veglash me më shumë se volum, kërkim dhe luaj/ndalo. Do donim kontrolle shtesë dhe një mundësi për të zgjedhur informacionet mbi këngën

Eksportimi i pamundur i playlist
Doni të përdorni një playlist me ndonjë program apo ndonjë lexues që nuk është Apple? Kërkojmë ndjesë! Shumica e menaxherëve të muzikës përdorin standardin industrial M3U për playlist, kurse iTunes përdor formatin e vet privat. Për fat ekzistojnë anashkalime. iTunes export nga Eric Daughtery (find.pcworld.com/ 61644) kthen çfarëdo plejliste të iTunes në një dokument M3U dhe iTunes Sync (find.pcworld.com/ 61647) ju lejon të sinkronizoni libraritë muzikore dhe plejlistat me lexues të ndryshëm. Më e mira këtu është që të dy janë pa pagesë.

S’ka e-books
“Njerëzit nuk po lexojnë më libra”,- ka thënë dikur Steve Jobs. Megjithatë i dëgjojnë, sepse Audiobooks ka qenë në iTunes për një kohë të gjatë. Është e vërtetë që ekranet e vogla të iPod nuk janë për lexim, por iPhone dhe iPod Touch janë pajisje perfekte për këtë punë. Tani për tani, adhuruesit e librave mund të kërkojnë ndihmë në eReader (find.pcworld.com/61646), një aplikacion pa pagesë për iPhone/Touch, i lidhur me eReader dhe dyqanet e librave Fictionwise.
A nuk ju duket edhe juve se iTunes dhe e-books janë një përshtatje natyrale? Ndoshta, nëse do të punonin së bashku do t’i shtynin njerëzit drejt leximit.

LEXO EDHE:  Ja sesi të riktheni shfletuesin Chrome në gjendje fillestare

 

Lajmet e fundit>