Harduer

11 milion përdorues kanë ndryshuar bateritë e iPhone

Publikuar , 15 Janar 2019
0
Bosi i Apple Tim Cook zbuloi se gjatë fushatës së Apple ku bateritë do të zëvendësoheshin për 29 dollarë dhe jo 79 dollarë, kompania ka zëvendësuar bateritë për 11 milion iPhone. 11 milion përdorues kanë ndryshuar bateritë e iPhone

Bosi i Apple Tim Cook zbuloi detaje interesante gjatë fushatës së zëvendësimit të baterive për 29 dollarë dhe jo 79 dollarë. Kompania ka zëvendësuar bateritë për 11 milion iPhone.

Zakonisht gjatë një viti zëvendësoheshin 1-2 milion bateri smartfonësh. Fushata nisi një vit më parë pasi u mësua se Apple reduktonte performancën e iPhone për shkak të degradimit të baterive.

Trendi në një mënyrë apo tjetër ka arritur të dëmtojë shitjet e iPhone.

Miliona konsumatorë përfituan bateritë për 29 dollarë dhe qëndruan me iPhone e tyre duke mos i zëvendësuar.

Me këtë ndryshim, performanca e telefonit rikthehej në normalitet. Modelet e vjetra si iPhone 6 ishin më të shpejta dhe mbanin për një kohë më të gjatë.

Tim Cook madje tha se rënien e të ardhurave ka ndikuar edhe zëvendësimi i baterive me kosto të reduktuar.

11 milion përdorues që mbajnë iPhone e vjetër me bateri të reja, nuk janë pak për Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  14 njoftime të mëdha nga konferenca vjetore e zhvilluesit WWDC 2018 të Apple

Lajmet e fundit>