Harduer

Kompjuteri dhe ekrani monstër i Apple del në shitje në Dhjetor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Nëntor 2019
0
Mac Pro i ri fillon nga 5,999 dollarë për konfigurimin bazë prej 32GB RAM, 256 SSD dhe kartë grafike Radeon Pro 570X. Ekrani Apple Pro XDR 32-inç do të shitet për 4,999 dollarë. Kompjuteri dhe ekrani monstër i Apple del në shitje në Dhjetor

Apple do të nxjerrë në shitje Mac Pro dhe ekranin Apple Pro në Dhjetor bëri të ditur kompania ditën e Mërkure. Kompjuteri u prezantua në fillim të vitit por nuk u dha një datë disponueshmërie.

Përveç specifikave të zbuluara më parë, Apple gjithashtu tha se blerët mund të porositin një model me deri në 8TB memorie SSD. Apple thotë se Mac Pro mund të përballojë deri në gjashtë dalje video 8K nga tre përmendur në Qershor.

Mac Pro i ri fillon nga 5,999 dollarë për konfigurimin bazë prej 32GB RAM, 256 SSD dhe kartë grafike Radeon Pro 570X. Ekrani Apple Pro XDR 32-inç do të shitet për 4,999 dollarë.

Ndërsa kemi përballë një sistem që kushton 10,000 dollarë, Mac Pro është për njerëz që kanë nevojë për fuqi të tillë si video editorët profesionalë dhe njerëzit të cilët miksojnë muzikë për filmat.

Njerëzit e zakonshëm nuk editojnë fare video 4K. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Boeing dhe Porsche bashkëpunojë për të ndërtuar makina fluturuese

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>