Lajmet

12 kompani dhe startupe teknologjike nga Shqipëria do të përzgjidhen për të eksploruar një ekosistem Evropian inovacioni

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2021
12 kompani dhe startupe teknologjike nga Shqipëria do të përzgjidhen për të eksploruar një ekosistem Evropian inovacioni

I ndërtuar si një program për ti ardhur në ndihmë komunitetit të teknologjisë në Shqipëri, 12 kompani dhe startupe teknologjike nga Shqipëria do të nisin eksplorimin e një ekosistemi të ri Evropian përgjatë një udhëtimi 5 ditor në kryeqytetin Sllovak të Bratislavës.

Programi Bridge2EU i mundësuar nga SOVVA dhe ICTSmedia dhe i financuar nga SlovakAid është një program studimor përgjatë të cilit kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të mësojnë dhe përfitojnë nga njohja me një ekosistem të ri kompanish dhe startupesh të fushës së teknologjisë.

Gjatë këtij programi startupet do të vizitojnë akseleratorët Sllovakë, inkubatorë, hapësira inovacioni e startupe. Takimet me kompani të tjera nga ekosistemi lokal i inovacioni do ti ndihmojë ata të ndajnë eksperiencën e tyre me liderë biznesi në Sllovaki.

Aplikimet për tu bërë pjesë e Bridge2EU janë të hapur deri më 10 Tetor: http://uplift.al/bridge2eu/. Më 17 Tetor në Selection Bootcamp do të shpallen kompanitë dhe startupet e përzgjedhura për të vizitën 5 ditore në Sllovaki e cila do të realizohet në datat 13-17 Dhjetor.

Pse duhet ti bashkoheni Bridge2EU?

Startupet e përzgjedhura nga Bridge2EU do të kenë akses në një program ndërtuar specifikisht për të ndihmuar kompanitë e reja në fushën e teknologjisë të fitojnë akses në financim, partnerë potencialë e madje të njihen me konsumatorë të rinj.

Në fokus të këtij programi është krijimi i lidhjeve mes lojtarëve kyç të industrisë dhe të takohen me kompani nga ekosistemi lokal i inovacioni. Vizita në një ekosistem të ri do të thotë njohje me procesin e zgjerimit jashtë vendit dhe me mundësi për rritjen e biznesit globalisht.

Ashtu siç është emri i programit sugjeron, “Urë për në Evropë,” duke vizituar Sllovakinë, kompanitë dhe startupet teknologjike Shqiptare mund ta shohin si një pikë hyrëse në tregun dhe ekosistemin Evropian.

LEXO EDHE:  Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Udhëtimi 5-ditor në Sllovaki

Startupet do të vizitojnë qendra të mëdha inovacioni si akseleratorë, inkubator dhe hapësira me përqendrim të lartë të startupeve. Ata do të prezantohen me investitorë lokalë, startupe dhe liderë të ekosistemit. Të njihen me partnerë dhe konsumatorë të rinj potencialë.

Axhenda e programit Bridge2EU

Dita Parë

  • 09:00 – 12:00 – Mbërritja
  • 12:00 – 13:00 – Njohje dhe takime mes startupeve të përzgjedhura
  • 13:00 – 14:00 – Prezantim me tregun Sllovak dhe Evropian
  • 14:00 – 15:30 – Prezantimi i ekosistemit Sllovak të startupeve
  • 15:30 – 16:30 – Histori Suksesi
  • 17:00 – 19:00 – Rrjetëzi dhe Event Social

Dita Dytë

  • 09:00 – 13:30 – Hapësira Investuese e Sllovakisë
  • 10:30 – 12:00 – Histori Suksesi
  • 12:00 – 14:00 – Drekë dhe Panel Investitorësh
  • 14:00 – 15:30 – Inkubatorët dhe Akseleratorët Sllovakë
  • 16:00 – 17:30 – Krijimi i një biznesi në Sllovaki
  • 18:00 – 19:00 – Rrjetëzim

Dita Tretë

  • 09:00 – 12:00 – Sesione Mentorimi me mentorë dhe investitorë
  • 12:00 – 14:00 – Panel me përfaqësues të industrisë
  • 14:00 – 15:30 – Takime me kompani: bashkëpunime të suksesshme
  • 15:30 – 17:00 – Takime me kompani: Si funksionojnë startupet
  • 17:00 – 19:00 – Event i shkurtër pitching

Dita Katërt

  • 09:00 – 17:00 – Pjesëmarrje aktive në evente
  • 17:00 – 20:00 – Rrjetëzim

Dita Pestë

  • 09:00 – 10:30 – Takim me aktorë të ekosistemit
  • 10:30 – 12:00 – Takim me aktorë të ekosistemit
  • 12:00 – 14:00 – Sesion feedback
  • 14:00 – 18:00 – Mbyllja