Analiza

12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Pavarësisht sesa shpesh përdorim pajisjet si smartfonë dhe laptopë, shumë pyetje na qarkullojnë në mendje sesi funksionojnë.

Për produktet që përdorim çdo ditë ekzistojnë keqkuptime dhe keqinterpretime nga më të ndryshmet si a është e dëmshme të mbash telefonin në karikim gjatë gjithë natës, apo ideja se shfletimi në Modalitetin “Incognito” na mban plotësisht anonim apo mbyllja e aplikacione zgjat jetëgjatësinë e baterisë së iPhone.

Ndërsa përgjigjet e disa prej këtyre miteve mund të jenë më të komplikuara sesa përgjigja e saktë ose jo, mëposhtë do të gjeni disa shpjegime të cilat ofrojnë më shumë qartësi.

1. Kompjuterët Mac nuk marrin viruse

Kompjuterët e Apple nuk janë imun përballë maluerëve dhe mund të infektohen gjithashtu. Apple vazhdimisht është krenuar me kompjuterët e saj duke thënë se nuk janë aq vulnerabël sa kompjuterët Windows përballë viruseve por kompania e ndryshoi gjuhën e saj të marketingut shumë shpejtë pasi një Trojan infektoi miliona Mac në 2012.

2. Mbyllja e aplikacioneve kursen baterinë e iPhone

Ka shumë mite sesi bateria e smartfonëve funksionon, por nocioni se mbyllja e aplikacioneve kursen baterinë është më i përhapuri. Megjithatë mbyllja e atyre aplikacioneve në sfond nuk ka për të ndikuar as për mirë as për keq në jetëgjatësinë e baterisë.

Në 2016-ën një fan i Apple shkroi një e-mail vetë ekzekutivit Tim Cook duke e pyetur nëse mbyllja e aplikacioneve përmirëson jetëgjatësinë e baterisë. Craig Federighi i cili është ekzekutiv i lartë në inxhinierinë e softuerit u përgjigj në vend të Cook duke thënë nuk është e vërtetë.

3. Shfletimi Privat/Incognito ruan anonimitetin

Ka një besim të gabuar për konceptet “incognito” dhe “private”. Nëse përdorni Incognito Mode në Chrome ose Private Browsing në Safari, thjeshtë do të thotë se historiku juaj i shfletimit nuk do të ruhet e as nuk do të kyçeni automatikisht në llogari në ueb.

LEXO EDHE:  Black-out masiv telekomunikacioni në Holandë, nuk punoni as numrat e emergjencës

Por nuk pengon që ISP-ja apo uebsajtet tu identifikojnë.

4. Është e pamundur të gjurmosh një telefon pa GPS

Ndërsa GPS është padyshim një mënyrë për të gjetur vendndodhjen e një pajisje mobile, nuk është e vemja. Është e mundur të gjurmohet një telefon edhe përmes rrjeteve Wi-Fi apo kullave të valëve celulare.

Vitin e kaluar hulumtuesit e Universitetin Northwestern demonstruan sesi ishte e mundur të lokalizohej një pajisje duke mbledhur të dhëna nga sensorët si akselerometri apo xhirskopi.

5. Facebook përdor mikrofonin për të përgjuar biseda private

Në vazhdën e skandaleve të privatësisë që kanë rrethuar Facebook vitin e kaluar, ka mjaftueshëm arsye për publikun të tregohet skeptik me rrjetin social.

Një mit i fundit që sillet prej vitesh është se Facebook përgjon bisedat personale dhe duke u bazuar tek dërgon reklama. Në fakt nuk është e vërtetë, të paktën sipas Facebook.

Ky besim u ndërtua nga njerëz të cilët shpreheshin se kishte parë reklama në Facebook nisur nga bisedat e fundit që kishin bërë njerëzit. Për shembull një çift shprehej se kishin parë reklama dasmash pak ditë pasi ishte fejuar dhe pa i thënë askujt.

6. Të lësh telefonin në karikim dëmton baterinë

Shumë njerëz besojnë se të lësh telefonin në karikim gjatë natës edhe pasi ka arritur në 100% dëmton baterinë e telefonit. As kjo nuk është e vërtetë. Në fakt të lësh telefonin në karikim në pasi ka arritur 100% bën që bateria të “plaket” më shpejt sipas një raporti të firmës BatterieIngenieure.

7. Duhet të lësh baterinë e telefonit të “vdesë” plotësisht përpara se ta karikoni

Edhe ky është një mit popullor. Apple thotë në uebsajtin e saj se mund të karikoni iPhone kurdoherë që dëshironi pa u shqetësuar për baterinë.

LEXO EDHE:  Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

8. Më shumë megapikselë, kamër më e mirë

Megapikselët janë bërë standardi me të cilin matet performanca e kamerave por ka shumë faktorë të tjerë që e përcaktojnë atë. Madhësia e pikselëve aktualisht është më e rëndësishme sesa numri i pikselëve.

Prandaj të shikosh numrin e pikselëve dhe injorimi i faktorëve të tjerë si madhësia e tyre apo e sensorit është një sens i gabuar për cilësinë e kamerave.

9. Rezolucion më i lartë do të thotë ekran më cilësor

Si në rastin e kamerave, janë disa faktorë të cilët kontribuojnë në cilësinë e ekranit të smartfonëve. Rezolucioni është një prej tyre por jo i vetmi.

Lloji i panelit të përdor përcakton gjithashtu cilësinë. Një telefon i bërë me ekran OLED ka ngjyra më të sakta dhe kontrast më të thellë sesa një ekran LCD.

10. Nuk duhet të përdorni karikuesin e iPad për iPhone

Apple thotë se mund të përdorni karikuesin e iPad edhe për iPhone. Madje mund të karikojë më shpejt telefonin sesa ai që vjen nga kutia e iPhone.

Por CTO i Apple Steve Sandler shprehej se mund të stresojë baterinë e iPhone nëse e bëni në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë do të duhej një vit për të vënë re ndryshime në efikasitetin e baterisë.

11. Të mbash pranë kompjuterit një magnet mund të fshijë të dhënat e tij

Teknikisht është e gabuar. Në fakt një gjë e tillë aplikohej me disqet floppy në të kaluarën. Në rastin e hardiskut të kompjuterit do të keni nevojë për një magnet shumë të madh. Ekspertët thonë se hardisqet e kompjuterëve modern mund të dëmtohen vetëm nga magnetë të fuqishëm me fusha magnetike të fokusuara dhe jo një magnet i thjeshtë.

LEXO EDHE:  Telefoni Samsung me ekran që paloset vjen vitin e ardhshëm së bashku me tre modele Galaxy S10

12. Telefoni shkakton kancer

Shumica e studimeve të fundit nuk kanë gjetur një lidhje me sëmundjes së kancerit dhe përdorimit të telefonit sipas American Cancer Society. Megjithatë studimet janë fokusuar kryesisht tek të rriturit dhe jo fëmijët dhe kanë qenë studime afatshkurtra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>