Lajmet

12 vjeçari pranon që ka sulmuar faqet qeveritare për Anonymous

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
12 vjeçari pranon që ka sulmuar faqet qeveritare për Anonymous

AnonymousNjë 12 vjeçar në Montreal u vetëshpall fajtor për thyerjen e disa uebfaqeve të qeverisë dhe policisë në emër të grupit të hakerëve Anonymous, raporton Toronto Sun.

Sidoqoftë, sulmet nuk ishin të motivuara politikisht; djaloshi dëshmoi që ai iu kishte dhënë informacionet për anëtarët e Anonymous në shkëmbim për video lojëra.

I mituri pranoi që ka sulmuar uebfaqet e policisë së Montrealit, Institutit të Shëndetit Publik në Quebec dhe qeverinë e Kilit, si dhe faqe të tjera. Sulmet e tij përfshinin “përmbytjen” e serverëve për të rrëzuar faqet, duke shpartalluar tekstin dhe dukjen e faqeve dhe duke fituar qasje në informacionet e përdoruesit.

Gjykata vlerëson që ai ka bërë dëme në vlerë prej 60 mijë dollarë dhe emri i tij ka mbetur anonim për shkak të moshës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone XR është iPhone 9 e munguar

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>