Analiza

15 aplikacionet mobile më të mira të vitit 2011

Publikuar , 27 Dhjetor 2011
0
15 aplikacionet mobile më të mira të vitit 2011

Por me kaq shumë aplikacione të gatshme për shfrytëzim, është lehtë që t’ju shpëtojnë nga duart disa prej më të mirave dhe më të dobismeve. Mashable ka përgatitur një listë të aplikacioneve më të mira të vitit 2011 për iOS, Android dhe Windows Phone 7, kështu që ju mund të shikoni edhe vet se çka ka mundur të ju ikë.

1. Android: Pulse News

Pulse News u sjellë pronarëve të celularëve me Android një mënyrë të bukur për të parë ngjarjet më të fundit në ueb, qoftë online apo offline. Informacionet shfaqen në një mënyrë interaktive dhe në formë mozaiku, ndërsa shkëmbimi i gjërave është shumë I thjeshtë dhe aplikacioni ofron edhe mundësinë për të lexuar më vonë përmes Instapaper, Read it Later, Evernote dhe Google Reader.

Kostoja: Pa pagesë

2. Android: Glympse

Shërbimi i ri për shkëmbim të lokacioni u mundëson njerëzve të dijnë se ku jeni – në qoftë se bëhet fjalë për lokacion static apo rrugë – pëmes email, SMS, Facebook apo Twitter. Me opsione që ndërlidhen me çështjet e privatësisë, aplikacioni është i dobishëm edhe për punë edhe për argëtim.

Kostoja: Pa pagesë

3. Android: AirSync by Double Twist

I shfrytëzueshëm në bashkëpunim me aplikacionin pa pagesë për desktop Twist, ky aplikacion ju mundëson të sinkronizoni muzikën tuaj në iTunes, videot dhe fotografitë nga PC’ja në celularin tuaj, pa tela përmes rrjetit tuaj WiFi në shtëpi.

Kostoja: 4.99 dollarë

4. Android: Camera ZOOM FX

Ky është një aplikacion bashkëkohor për kamerën e platformës Android. Përveç filtrave të shkëlqyer dhe gjërave tjera atraktive, Camera ZOOM FX dërgon funksionalitetin një hap më tutje me efekte special si lëvizja e pamjes, shpërbërja dhe kompozimi. Aplikacioni gjithashtu ka edhe një stabilizues të imazhit, një funksion për timer, fotografi në seri, moduse në time-laps dhe gjëra tjera.

LEXO EDHE:  A mund të jetë ky fillimi i fundit për WhatsApp?

Kostoja: 4.99 dollarë

5. Android: Beautiful Widgets

Një gjë që pronarët e Android kanë si përparësi ndaj atyre që kanë iOS, janë opsionet e panumërta për të bërë gjërat sipas qefit të tyre. Ky aplikacion mundëson që të ketë një sërë opsionesh sipas qejfit tuaj. Përveç skins dhe themes,  aplikacioni ka edhe widgets me shumicë duke përfshirë orën, datën, raportimet për motin, etj.

Kostoja: 2.99 dollarë

6. iOS: Flipboard

Duke kombinuar përmbajtje nga ueb faqe, blogje dhe rrjete sociale, Flipboard është bërë një sukses i jashtëzakonshëm. Ai është edhe për iPhone edhe për iPad, dhe përveç kësaj në treg ka filuar të quhet edhe magazine sociale për shkak se ka ndryshuar mënyrën sesi njerëzit qasen në përmbjajte online, duke u bërë kështu më konkurrent sesa vet aplikacionet me pagesë të gjigantëve të industrisë.

Kostoja: Pa pagesë

7. iOS: Snapseed

Ky aplikacion për editim të fotografive në fazën e pas-fotografimit është i gatshëm për shkarkim edhe oër iPad e edhe për iPhone, edhe pse në tablet është vërtetë vendi ku aplikacioni shkëlqen. I shpërblyer me titullin “Aplikacioni i vitit për iPad’ nga vet Apple, Snapseed do t’ju ndihmojë të nxirni më të mirën prej imazheve tuaja me auto-avancime, mundësinë për të përmirësuar zona të caktuara, filtra me efekte special dhe gjëra tjera.

Kostoja: 4.99 dollarë

8. iOS: Path

Gjersa suksesi i përgjithshëm është ende larg – edhe pse Path ka përjetuar përafërsisht 1.5 milion shkarkime – dhe me rilansimin e këtij rrjeti social në formë të një zhurnali të mençur është pranuar mirë. Duke ofruar edhe një ditar digjital edhe një mënyrë për të shkëmbyer me një grup të limituar të miqve, Path shfaqet si një aplikacion i mençur për ata që janë pasionant pas privatësisë. Me opsione të fuqishme fotografike (aplikacioni  përfshin edhe filtra) dhe një ndërfaqe atraktive, Path është një opsion me dukje të fuqishme për ata që dëshirojnë të shkëmbejnë jetën e tyre ditore në një shkallë më intime.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Kostoja: Pa pagesë

9. iOS: Instagram

“Aplikacioni i vitit për iPhone” kombinon fotografinë creative me rrjete sociale. Rezultatet e saja të shkëlqyera dhe lehtësia në përdorim nënkupton se ky aplikacion është përgjegjës për fotografitë e tepërta në komunitetet tona. Me Instagram ju mund të kapni fotografi, përpunoni ato me efekte të filtrave të jashtëzakonshëm, dhe shkëmbeni më pas jo vetëm me komunitetin e Instagram por edhe me miqtë, familjen dhe kontaktet në rrjete tjera sociale.

Kostoja: Pa pagesë

10. iOS: Stamped

Startup’i innovative Stamped është një shërbim i rekomanduar me një dallim. Ju mund të “vulosni” çdo gjë prej filmave e deri tek ushqimi, të shihni vulat e miqve tuaj dhe të ndërtoni një arkivë të gjërave që ju pëlqeni, për t’iu referuar më vonë. Stamped shfrytëzon hapësirën e gjërave anonime nga rekomandimet, kurse mbajtja e këtyre gjërave në formë private është gjithashtu e mundur. Duke ndërtuar programe të veçanta ku njerëz dëshirojnë të veprojnë në një Stamp, është një biznes model I mençur prapa këtij aplikacioni, për të cilin presim të dëgjojmë më shumë në vitin 2012.

Kostoja: Pa pagesë

11. WP7: Tango

Tango mundëson që ju të bëni thirrje dhe video thirrje pa pagesë përmes rrjeteve mobile dhe atyre WiFi me këdo që ka Tango të instaluar në celularin e tyre të mençur, tablet apo PC. Me një ndërfaqe të shkëlqyer, ky aplikacion është një mundësi shumë e mirë për pronarët e pajisjeve me Windows Phone, edhe pse Skype do të duhej të shfaqet në këtë platformë shumë shpejt.

Kostoja: Pa pagesë

12. WP7: Metrotube

Edhe pse po aq i popullarizuar sikurse inkarnimi “LazyTube”, Metrotube është ri-dizajnuar dhe ri-zhvilluar për Mango dhe është shumë më i mirë sesa aplikacioni i krijuar nga vet YouTube. Defintiivsht ky është aplikacion për tu shkarkuar nëse dëshironi të shihni klipet të YouTube në pajijsen tuaj me WP7.

LEXO EDHE:  5G ende nuk ka mbërritur dhe njerëzit kanë filluar të flasin për 6G

Kostoja: 1.99 dollarë për versionin premium, pa pagesë për versionin e thjeshtë

13. WP7: FreedWorm

Gjersa lexuesi rival Fuse sjell pamje të mira, FeedWorm është gjithashtu i fuqishëm në platformën Windows Phone që sinkronizohet me llogarinë tuaj Google Reader dhe e bënë të thjeshtë leximin e RSS Feeds në celularin tuaj. Përkrahja offline dhe ndërfaqja super e pastër e bëjnë këtë një aplikacion Top.

Kostoja: Pa pagesë

14. WP7: bubblegum

GJersa Pictures Lab dhe Thumba Photo Editor ende janë të popullarizuar në këtë platformë. E krijuar nga programmer të Microsoft, bubblegum ka të gjithë filtrate më të bukur dhe opsionet sociale që përdoruesit e Android dhe iOS i posedojnë me programet si Instagram apo Flickr, por ky aplikacion integrohet për së mbari me platformën WP7.

Kostoja: Pa pagesë

15. WP7: Mixtapes

I Fuqizuar nga 8tracks, Mixtapes ofron qasje pa pagesë në miliona këngë të mijëra playlistave apo “mikseve” prej adhuruesve të muzikës anembanë botës. Aplikacioni ju lejon të dëgjoni çfarë “njerëzit po dëgjojnë” dhe është i shkëlqyer për ata që dëgjojnë muzikë me tematike dhe që dëshirojnë të zbulojnë muzikë.

Kostoja: Pa pagesë

Lajmet e fundit>