Analiza

15 burime online falas ku mund të mësoni programimin

Publikuar , 12 Janar 2014
0
15 burime online falas ku mund të mësoni programimin

Programming_WordleSapo kemi hyrë në vitin 2014 dhe është koha që këto ditë të mendojmë se çfarë dëshirojmë të bëjmë në këtë vit, se kujt do ti përkushtohemi më shumë e kujt më pak.

Edhe pse secili e ka qëllimin e vet, disa do të pinë më pak, disa do ta japin testin e drejtimit të automjetit, disa do të mësojnë ti bien kitarës, por duke pasur parasysh papunësinë në vendin tonë, ndoshta secili nga ne do të duhej të fillojë ta mësojë programimin sepse kjo është puna e cila ditëve apo viteve të fundit kërkohet më së shumti.

Mësimi i programimit është njësoj sikurse mësimi i një gjuhe të huaj. Harroni të gjitha iluzionet se do të mësoni të programoni për 30 apo 90 ditë. Harroni se do të keni një super aplikacion tuajin për 3 muaj dhe se atë aplikacion do ta përdorin 100.000 njerëz. Jini më modest dhe përvishuni punës në vend se të mendoni se si do të bëheni një super “cool programer”.

Të gjithë e dimë faktin e mirënjohur të Konfucit: “Çdo udhëtim prej 1000 miljeve fillon me një hap të vogël” – le të jetë kjo e shkruar diku në thellësi të kujtesës përderisa mësoni programimin apo çfarëdo tjetër që bëni. Në vazhdim PCWorld ju ndihmon të gjeni burimet falas për programim online!

1. Tutsplus

Envato tashmë është një kompani e madhe në të cilën mund të gjeni një sërë videosh falas me leksione për gjuhët më të rëndësishme programuese. Përveç videove, mund të gjeni edhe artikuj nga të cilët mund të mësoni shumë. Gjithashtu, nëse dëshironi të mësoni apo punoni me Photshop, Illustrator dhe shumë mjete dhe programe moderne të ditëve të sotme, ato mund ti gjeni në Tutplus. Nëse dëshironi më shumë video, mund të paguani llogarinë premium që kushton vetëm 29 dollarë!

LEXO EDHE:  Huawei: Kemi nënshkruar 25 kontrata për teknologjinë 5G

2. SmashingMagazine

Ndoshta një ndër uebfaqet më të popullarizuara për përmirësimin e aftësive tuaja, SmashingMagazine ofron një numër të madh të tutorialeve rreth programimit ku mund të mësoni bazat nëse jeni fillestar apo mundësitë më të përparuara nëse keni vendosur më parë që të programoni.

3. Code.org

Projekti i cili ka marrë shumë vëmendje mediale, të cilin e mbështesin Mark Zuckerberg dhe Bill Gates, do të ju mësojë se si të mendoni si programues. Përmes këtij shërbimi (edhe pse është i dedikuar për fëmijë) mund ta mësoni JavaScript, Python, si të punoni aplikacione për iPhone apo Android etj.

4. Codecademy

Ndoshta shërbimi më i mirë për hyrje në programim. Leksione interaktive rreth bazave të uebit, do të ju fusin në botën e jQuery, JavaScript, PHP, Python dhe Ruby. Shpjegime shumë precize përmes hinteve (eng.hint) të cilët ju ndihmojnë të zgjidhni problemet. Nëse megjithatë ngecni aty gjithmonë është forumi në të cilin janë të zgjidhura të gjitha detyrat përmes së cilave ju mund ti bëni hapat e juaj të parë në mësimin e mëtejshëm. Kur ti keni mbaruar të gjitha leksionet nuk do të jeni programues, por Codecademy është një hap i rëndësishëm për mësimet e radhës.

5. CoolSchool

Edhe pse paguhet për qasje në të gjitha leksionet, disa janë falas dhe mund ti provoni para se të paguani disa dollarë dhe me këtë rast investoni në edukimin tuaj. Mendoni, në muaj kjo i bie disa kafe apo birra! CodeSchool gjithashtu ofron leksione për gjuhët moderne të programimit por është më e avancuar se disa tutoriale si shembull të Codecademy.

6. Code Racer

LEXO EDHE:  Një qasje ndryshe e adoleshentëve me teknologjinë

Treehouse, përndryshe një shërbim i shkëlqyeshëm me leksione rreth programimit, ka projektin Code/racer i cili në një mënyrë zbavitëse do të ju mësojë që gjithmonë të garoni dhe të mblidhni begja (eng.badges).

Treehouse ka më shumë se 650 video!

7. Coursera

Për Coursera-n nuk duhet folur shumë. Edukimi online po bëhet shumë relevant dhe më i arritshëm, kështu që në Coursera mund të gjeni leksione të cilat ju interesojnë, shembuj nga gjuhë të caktuara programimi. Ndoshta mangësi e vogël është se për disa leksione duhet të pritni që të shfaqen, por ndërkohë ju keni një numër të madh shërbimesh ku mund të mësoni dhe perfeksiononi dijen tuaj.

8. Mozilla Developer Network

Mozilla Developer Network është një koleksion i pasur i dedikuar për të gjithë, nga ekspertët e deri te studentët të cilët sapo kanë filluar. MDN do të bëhet vendi juaj i kërkimit të informacioneve.

9. Khan Academy

Edhe një shërbim i shkëlqyeshëm dhe falas për mësimin e të gjitha aftësie dixhitale, nga programimi e deri të teoria e shkencave kompjuterike. Gjithsesi është një investim i vlefshëm i kohës suaj.

10. Learn Python The Hard Way

Sikurse që edhe titulli flet, këtu mund të mësoni të punoni në Python, por për video leksione duhet të ndani 29 dollarë. “Hard Way” quhet sepse ju bën të shkruani në vend që të kopjoni. Nëse dëshironi të mësoni programimin atëherë duhet të mësoni se funksioni copy/paste nuk funksionon. Kur ju të përmirësoni njohuritë dhe të mësoni saktësisht se çfarë do të thotë ajo linjë e kodit, atëherë mund ta përdorni c/p.

11. Try Ruby

Ruby është gjuhë e popullarizuar programimi e cila i’a vlen të provohet. Nëse dëshironi të punoni në Rails, së pari duhet të mësoni bazat e Ruby-t, e ky është shërbim shumë i mirë i cili do të ju mundësojë pikërisht atë. Është shumë i ngjashëm me CodeAcademy dhe për këtë arsye është i mirë për fillestarët.

LEXO EDHE:  Përmbyllet aventura inovative e fëmijëve të parë të Kampit Veror të Teknologjisë në ICTSlab

12. The New Boston

Siç e quan veten Bucky, është mësues i mirë për të gjithë fillestarët, i cili ka publikuar bazat e gjuhëve më të popullarizuara të programimit në kanalin e tij në YouTube. Mund të mësoni Ruby, PHP, C++, JavaScript e shumë tjera. Pas CodeAcademy lejoni që Bucky të ju ndihmojë të rrisni dijen.

13. Renaissanceincroatia

www.renaissanceincroatia.com mund të mësoni bazat e C++, JavaScript, Pascal, PHP, XHTML dhe CSS. Tutorialet janë në gjuhën kroate.

14. Laracasts

Laravel është një nga “framework-ët” PHP të cilët kanë përjetuar një rritje të madhe për vetëm një vit. Taylor Otwell e ka punuar këtë “framework” për vete, por është e dukshme se si e ka pranuar i gjithë komuniteti i PHP-së. Jeffrey Way është themelues i Laracasts, shërbim i cili ofron disa leksione falas përmes të cilëve mund të mësoni Laravel-in, ndërsa nëse dëshironi secilin leksion duhet të ndani gjithsej 9 dollarë në muaj.

15. Google Helpouts

Shërbim relativisht i ri i Google-s përmes të cilit mund të gjeni njerëz nga të cilët mund të mësoni diçka, kështu në listë mund të gjeni edhe ndonjë gjuhë programuese apo diçka tjetër. Disa përdorues e paguajnë kohën e tyre, por disa janë falas. Gjithsesi ju hulumtoni se çfarë ofrohet dhe drejtpërsëdrejti flisni dhe mësoni nga njerëzit tjerë! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>