Vëzhgim

15 Mënyra që Microsoft të rimëkëmbet

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
15 Mënyra që Microsoft të rimëkëmbet

… që mbi çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi të ketë një kompjuter që përdor software nga Microsoft. Ky, thoshte shpesh Bill Gates, ishte vizioni, sipas të cilit ai dhe Paul Allen themeluan kompaninë për soft ware në vitin 1975. Ndërkohë që ka ende debate se kur u artikulua mantra për herë të parë, shembujt më të hershëm të njohur për publikun janë diku nga mesi i viteve 1980, diçka është e sigurt: Microsoft e ktheu vërtet në realitet atë qëllim guximtar. Veprimi i dytë? Tani që Gates është larguar nga drejtimi i kompanisë, një fakt tjetër është i qartë: Në ditët tona Microsoft mbetet një kompani në kërkim të veprimit të dytë. Është e vërtetë që ende mbetet një prej sipërmarrjeve më fi timprurëse në botë, me më shumë përfi time në vitin fi skal 2007 sesa Adobe, Apple, Google, Oracle dhe Yahoo të marra së bashku. Mirëpo, krisjet në hegjemoninë Microsoft jo vetëm që po shfaqen, por po bëhen edhe më të thella. Në Web është Google ai që u përcjell njerëzve atë ndjesi të admirimit përzier me frikë që në vitet 1990 komandonte Gejts me kompaninë e tij dhe kundërpërgjigjja e Microsoft ,konkretizuar në orvatjet e vazhdueshme për të blerë Yahoo, shkoi huq, dështoi, së paku deri nga mesi i korrikut. Përpjekjet e gjigantit të soft – ware për të zgjeruar Windows dhe Offi ce në Web kanë qenë jofrytëdhënëse dhe të paqarta. Kundërshtarët e vjetër si Apple dhe kompani të bujshme të ngritura nga asgjëja si Mozilla po fi tojnë territor në monopolet e Microsoft . Dhe jashtë Redmond, pothuajse të gjihë e konsiderojnë Windows Vista si një zhgënjim. Ja disa këshilla falas/miqësore për Microsoft . 15 hapa që do të mund ta ndihmojnë kompaninë të ketë sukses në vitet e ardhshme. Disa prej këtyre ideve janë ndërkaq pjesë e lojës së vetë Microsoft , të tjerat, ka gjasa t’i refuzojë pa një pa dy. Dhe hapni sytë, pasi disa pika bien në kundërshtim me të tjerat. Por ama, ndryshe nga Steve Ballmer dhe ekipi i tij, unë kam luksin e të menduarit për ardhmërinë e Microsoft pa m’u dashur të shpik ndonjë strategji që ta vë në jetë.

Pamje e madhe

1 Mjaft u përpoqe të bësh gjithçka për cilindo. Microsoft ofron shërbime dhe soft ware për të gjithë, që nga kompanitë gjigande e deri tek fëmijët e kopshtit. Ai siguron programe për PC, servera, mjete industriale, telefonë, njësi GPS, dhe vetura. Po përpiqet të bëhet forcë kryesore në reklamimin online. Microsoft gjithashtu prodhon edhe platforma të lojërave dhe audioplayer, mausë, tastiera dhe tabela touch-sensitive. Madje zotëron edhe një pjesë të një kanali kabllor lajmesh. Asnjë kompani në planet nuk do të mund t’i bënte të gjitha këto gjëra të ecnin mirë, dhe Microsoft madje nuk arrin as të nxjerrë fitime nga disa prej tyre. Në vend që të marrë përsipër çdo gjë që i del përpara, do të ishte më e mençur të përqendrohej në biznese thelbësore si sistemet operative, aplikacionet dhe shërbimet produktive, dhe mjetet e programim-it. Shembulli për tu ndjekur: IBM, i cili është kaq i disiplinuar në rrugët që ndërmerr, saqë vendosi të hiqte dorë nga biznesi i PC që e kishte krijuar vetë.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

2 Modernizo vazhdimisht, jo një herë në disa vjet. Windows Vista është pjesërisht e vjetëruar, sepse të duket sikur veçoritë e saj janë përcaktuar vite më parë, në një epokë më të hershme të informatikës dhe në fakt ashtu janë. Kjo vjetërsi është një nënprodukt i metodës së plakur që përdor Microsoft për zhvillimin e soft – ware dhe shpërndarjen. Nga ana tjetër, Google, mund të nxjerrë veçori të reja në Web, me po aq lehtësi e shpejtësi sa dhe i mendon. Edhe nëse produktet bazë të Microsoft mbeten aplikacionet e desktopit dhe jo shërbimet e bazuara në Web, ato duhet të zhvendosen në nje model evoluimi të vazhdueshëm dhe jo në revolucione që ndodhin një herë në hënë. A nuk është e mundur që Microsoft Update, për shembull, të evoluojë nga një sistem i lodhshëm fragmentar në një mënyrë fantastike për t’i bërë jo vetëm Windows dhe Offi ce, por edhe aplikacionet e tjera më të mira ditë pas dite?

3 Bëhu novator! Jo, pa tallje. Mesazhi i marketingut nga Redmond, do t’ju bënte të besonit se Microsoft dhe inovacion janë praktikisht e njëjta gjë. Në fakt, kompania është më shumë imituese sesa novatore. Kur Apple vendosi një “Designed in California”, në pjesën e prapme të çdo iPod, ishte e paevitueshme që Zune do të mburrej me një “Hello from Seattle”, po aq mikroskopik. Mund t’i ndodhnin mrekullira reputacionit të Microsoft , nëse kompania do të emëronte një Shef Inovacioni, detyrat e të cilit do të përfshinin zhdukjen e pamëshirshme të çdo gjëje që ka të bëjë me imitimin.

4 Trajtojini klientët si mbretër jo si shërbëtorë. Microsoft shkarkon në treg teknologji kundër kopjimit që u shkaktojnë dhimbje koke klientëve që paguajnë; më pas, u thotë këtyre se këtë e bën për të mirën e tyre. Ngul këmbë në zhdukjen e Windows XP, kur legjione të tëra përdoruesish e duan akoma. Madje edhe motoja korporatës “Potenciali juaj. Pasioni ynë”, është mbivlerësim i vetes. Kompanisë që njëherë dominonte gjithë botën kompjuterike mund edhe t’i shkonte një qëndrim i tillë; ajo që sot ballafaqohet me konkurrencë të vërtetë në të gjitha frontet duhet t’i trajtojë klientët e vet dhe të tjerë të mundshëm me më shumë respekt.

Windows: Si duhet të evoluojë
5 Bëjeni Windows një përvojë të pakufi të desktop-Web. Desktop soft ware ka përparësitë e veta; po kështu dhe shërbimet e bazuara në Web. Versionet e ardhshme të Windows do të ishin më të fuqishme nëse do të kishin pak prej të dyjave. Ndoshta kështu do të jenë. Në Shkurt të 2007-ës, Bill Gates iu prononcua gazetës Newsweek rreth një skenari “me në qendër përdoruesin” në të cilin Windows sinkronizon të gjithë skedarët e një përdoruesi, rregullimet, fontet dhe të dhëna të tjera në Web, kështu që ato janë të përdorshme nga çdo kompjuter i disponueshëm.)

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

7 Ndaje Windows më dysh. Për një kohë të gjatë, botës i nevojitet një version i ri dhe fondamental i Windows. Mirëpo, sipas planeve të Microsoft për ta zhdukur Windows XP shihet se shumica e njerëzve dëshirojnë një version të OS të ngjashëm dhe bashkëveprues me XP-në. Kompania tashmë shet më shumë se 20 versione të sistemit operativ, kështu që, pse mos t’i bëjnë njerëzit të lumtur duke ju ofruar dy edicionet trashëguese dhe një Windows që është i ri për nga pronësia?

8 Bëje Windows më të mërzitshëm. MS-DOS ishtë një soft ware i thjeshtë dhe jo tërheqës që kishte si parësi të qenurit një platformë solide për aplikacionet nga Microsoft dhe kompanitë e tjera. Kur Windows shtoi veglat për fotografi dixhitale, zbavitje dhe komunikim u bë më i ndërlikuar dhe më pak i kënaqshëm. Do të doja shumë të mendoja që Microsoft mund të kthehej tek gjërat elementare ne versione të ardhshme të Windows, mirëpo një prej demove të para publike të Windows 7 përfshinte një version të ri të Windows Paint. Kjo nuk është shenjë e mirë. Microsoft duhet të përqendrohet më tepër se si ta bëjë OS më të besueshëm, më të sigurtë dhe më të lehtë për t’u përdorur, sesa të shtojë veçori në një program pikturimi.

9 Bëje Windows Mobile anijeje flamurtare. Është e qartë që PC-të e nesërme do të jenë pasardhës të smart phone të sotëm. Prandaj, Apple rimëkëmbi OS X si një sistem operativ për iPhone. Dhe nëse Windows nuk mund të përshtatet me atë botë, sigurisht që do të zhduket. Mirëpo, Windows Vista është tepër i ngarkuar për të funksionuar mirë në laptopët e lirë, lëri pastaj telefonat, dhe Windows Mobile 6.1 nuk ka asgjë revolucionare. Thashethemet sugjerojnë që edicioni i parë i Windows Mobile i rishkruar nga zeroja do të jetë versioni 8, i cili thuhet se nuk do të shfaqet për vite të tëra. A s’do ishte sa më herët, aq më mirë?

Aplikacionet: Office dhe Përtej
10 Leapfrog Google Docs. Një herë e një kohë, aplikacionet e produktivitetit të Microsoft , si Word, Excel dhe PowerPoint, ishin konkurrentë jashtë gare në krahasim me bujën e WordPerfect, 1-2-3 dhe Harvard Graphics. Pastaj Microsoft e fi toi një pjesë të mirë të dominimit të tregut të Offi ce në mënyrën e vjetër: duke krijuar soft ware më të mirë. Sot, nuk duhet të jetë dhe aq vështirë të ndërtosh një suite online që të lërë mbrapa Google Docs
dhe askush nuk është në pozitë më të mirë për ta provuar sesa Microsoft .

11 Mbusheni Office me një suite online. Microsoft i është afruar zonës së produktivitetit online me kaq kujdes, pjesërisht sepse shqetësohet se mos mbyll njërin nga burimet e tij të parasë: Po ata njerëz që paguajnë qindra dollarë për një kopje të Offi ce, mendojnë që suite online duhet të jenë falas. Pse të mos u jepet këtyre klientë që paguajnë një version fantastik Rrjeti i Offi ce si pjesë e marrëveshjes? Në këtë mënyrë mund t’i tregohet botës që veglat të bazuara në Internet janë më të vërtetë të vlefshme.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

12 Bëjini formatet e skedarëve të Office të domosdoshme në Web. Formatet e skedarëve për Word, Excel dhe PowerPoint janë ndër vecoritë më të çmuara të Microsoft , madje edhe ato të Offi ce 2007 që kompania i ka pulikuar si standarde të hapura. Ato do të ishin një aset edhe më i fuqishëm nëse do të ishin të përdorura po aq gjerësisht në Web sa edhe PDF nga Adobe. Po sikur të hidhej në treg një viewer i unifi kuar për skedarët e Offi ce? Në rastin ideal, edhe me disa veëori themelore të editimit që të ishte fare e lehtëpër tu gjetur, instaluar dhe përdorur. (Offi ce Live Workspace e ofron këtë shërbim, në një farë mënyre, por është tepër i komplikuar për t’u përhapur.) Kjo sigurisht do të kishte më shumë kuptim sesa XPS, përgjigjja gjysmake e Microsoft për PDF.

13 Përdorni një teknikë studioje për software. Microsoft Game Studios, dega e kompanisë për titujt e lojrave, vepron si një federatë e jokompakte e zhvilluesve; disa që i ka krijuar Microsoft , disa që i ka blerë dhe disa të pavarura. Shembujt përfshijnë Bungie (Halo), Ensemble (Age of Empires), Lionhead (Black and White), dhe Rare (Viva Pinata). Rezultati përfundimtar: Loja tipike e publikuar nga Microsoft argumentohet të jetë më interesante sesa aplikacionet e produktivitetit tipike që prodhon. Nëse kompania do të aplikonte të njëjtin sistem për produktivitetin e soft ware, do t’i hapte dyert një shpërthimi kreativiteti.

14 Ndërtoje Internet Explorer mbi bazën e Firefox. E di, e kam sugjeruar këtë dhe më parë. E kuptoj që mbetet një propozim idiosinkratik dhe pa mundësi reale. Por mua ende më duket ide e mirë. Ka qenë një kohë kur IE ishtë një aset strategjik për Microsoft , mirëpo sot nuk është veçse një albatros. Kështuqë, pse të mos e heqim qafe në këmbim të një Internet Explorer më të thjeshtë, më modest që është vetë Firefox më i përshtatshëm nën lëkurë?

15 Të bëhet zhvilluesi udhëheqës i iPhone. “Për të krijuar një standard të ri duhet diçka që nuk është thjesht pak e ndryshme. Duhet diçka që të jetë vërtet e re dhe tërheq imagjinatat e njerëzve,”deklaroi Bill Gates në vitin 1984. Ai nuk po lavdëronte ndonjë produkt të Microsoft , po pëlciste nga inati i të sapo krijuarit Apple Macintosh. Dhe pavarësisht se Mac konkuroi drejtpërdrejt me PC-të që përdornin DOS (dhe më vonë me Windows), Microsoft u tregua aq i mencur sa të zinte vendin si zhvillues kryesor i Mac. (Ai madje ishte i pari që paraqiti Excel në atë platformë). Nëse Steve Ballmer do ta priste iPhone me po aq entuziazëm, Microsoft do të bënte para dhe zhvilluesit e kompanisë do të mësonin gjëra që do të mund ta bënin Windows Mobile edhe më të jashtëzakonshëm. Microsoft mund edhe të mbetet kompania më e madhe e soft ware në botë gjatë viteve në vazhdim, mirëpo do t’i duhen të gjitha idetë e mira që mund t’i japin.

Lajmet e fundit>