Analiza

15 muaj më vonë, Windows 8 ka shitur 100 milionë kopje më pak se Windows 7

Publikuar , 15 Shkurt 2014
15 muaj më vonë, Windows 8 ka shitur 100 milionë kopje më pak se Windows 7

windows-81-786x305Edhe pse konsumatorët po e blejnë Windows 8, sistemi i fundit operativ, dhe më i mirë referuar Microsoft-it, nuk ka pasur të njëjta shifra suksesi si Windows 7. Pas 15 muajve të lançimit dhe disponueshmërisë në treg, Windows 8 ka shitur 100 milionë licenca më pak se Windows 7. Të dhënat vijnë nga vetë shifrat zyrtare e marra nga Microsoft-i.

Gjatë ditës së premte, Microsoft bëri publike faktin se Windoews 8 e kishte tejkaluar shifrën prej 200 milionë licencave. Në fakt, të dy sistemet operative patën pothuajse të njëjtën rritje gjatë gjashtë muajve të parë, por, gjatë rrugës, diçka ndodhi dhe pasuesi i Windows 7 nuk pati të njëjtin sukses si ky i fundit.

windows_7_windows_8_15_monthsGrafiku i mësipërm tregon shitjet mujore të Windows 7 krahasuar me ato të Windows 8 për një hark kohor prej 15 muajsh në total. Faktikisht, për të qenë më ekzaktë, nuk mund të themi me saktësi se kur ka ndodhur rritja e dobët e shitjeve të Windows 8 për shkak se Microsoft-i nuk ka bërë publike të dhëna lidhur me arritjen e licencës së 100 miliontë të shitur dhe asaj të 200 miliontë.

Megjithatë, vlen të përmendet fakti se viti 2013 ishte më i dobëti përsa i përket shitjeve të PC-ve, të paktën nëse i referohemi dekadës së fundit. Ky është patjetër edhe një prej faktorëve që po ndikojnë negativisht në shitjet e sistemit operativ për desktop.

Windows 7 është lançuar më 22 tetor 2009. Në tetor 2010, Microsoft zbuloi se kishte shitur mbi 240 milionë licenca Windows 7, ndërsa në janar 2011 kjo shifër arriti në 300 milionë. Pra, në 15 muaj ishin shitur 300 milionë licenca Windows 7 ndërkohë që sot, në muajin e 15-të të Windows 8, janë shitur 200 milionë të tilla. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft adreson një problem sigurie prej të cilës e pësuan qindra mijëra kompani