Blog

16 vjeçari injekton Biblën dhe Kur’anin në ADN-në e tij

Dec 27 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse hulumtuesit hedhin poshtë mundësinë që eksperimenti i Locatelli të ketë pasur ndonjë impakt, përtej kësaj tregon sesa e thjeshtë është të ruash informacion në një fije ADN-je. 16 vjeçari injekton Biblën dhe Kur’anin në ADN-në e tij

Nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë të kodoni ADN e njeriut dhe të ruani çfarë të dëshironi në të. E gjitha çfarë keni nevojë është një metodë përkthimi, normalisht edhe pak para. Një shembull konkret është Adrien Locatelli, një student në Grenoble të Francës i cili shkarkoi pjesë të ndryshe të Biblës dhe Kur’anit duke i përkthyer në ADN dhe injektuar vetvetes.

Më 3 Dhjetor ai publikoi një eksperiment të kryer me vetveten në Open Science Framework, një sajt ku hulumtuesit ngarkojnë punën e tyre ku të tjerët mund ta aksesojnë.

Logjistikisht ishte e lehtë. Locatelli fillimisht përktheu tekstin në acide nukleike që përbëjnë ADN-në duke përdorur një sistem rudimentar.

Për Biblën ai konvertoi 22 germa hebraike në katër acide: citozinë, timinë, guaninë dhe adeninë ku dy të parat përmbanin pesë germa dhe dy të fundit secila përmban gjashtë gërma.

Për Kur’anin Locatelli përzgjodhi 28 germa arabe.

Më pas bleu disa fije ADN-je si dhe viruset të cilët përdoren për ta injektuar ADN-në në qelizë nga kompanitë VectorBuilder dhe ProteoGenix.

Pas injektimit ai pati një reaksion të vogël alergjik.

“E bëra këtë eksperiment si një simbol paqeje mes feve dhe shkencës,” mësohet të ketë thënë djaloshi.

Edhe pse hulumtuesit hedhin poshtë mundësinë që eksperimenti i Locatelli të ketë pasur ndonjë impakt, përtej kësaj tregon sesa e thjeshtë është të ruash informacion në një fije ADN-je.

Është një formë tejet efikase për ruajtjen e informacioni dhe në sasi të mëdha.

Deri më sot ka qenë shumë e kushtueshme të ruash informacion në ADN sintetike sepse kostoja e prodhimit të këtij të fundit është e lartë.

LEXO EDHE:  Google bën ndryshime në telefonët Pixel pa dijeninë e përdoruesve

Nëse një ditë bie kostoja e prodhimit të kësaj ADN, teknologjia mund të aplikohet tek pajisjet komerciale të ruajtjes së të dhënave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>