Vëzhgim

17 vjeçarja që gjen shërimin e kancerit

Publikuar , 10 Dhjetor 2011
0
17 vjeçarja që gjen shërimin e kancerit

Hulumtimi vetvetiu tingëllon mjaft mahnitës, megjithë moshën e Zhang. Vajza, e cila ishte e vetmja femër në finale, e përshkruan zbulimin e saj si një “Thikë të Ushtrisë Zvicerane të Shërimeve të Kancerit”. Associated Press e shpjegoi tretmanin e nanogrimacve kur çmimi ishte lajmëruar në fillim të kësaj jave:

Zhang tha që grimca që ajo ka dizajnuar përmirëson tretmanët e tanishme të kancerit për shkak se dërgon një drogë drejtë tek qelizat me tumor dhe nuk ndikon në qelizat e shëndetshme përreth tyre. Grimca është gjithashtu në gjendje që të lëshojë një drogë kur aktivizohet nga një laser. Ideja është ende larg nga futja në praktikë. Zhang thotë që do të mund të shkonte deri në 25 vite në mes të trajtimeve klinike dhe hapave të tjerë përpara se hulumtimi i saj të ndihmojë pacientët.

Të premten, uebi ishte mbushur me lajme për këtë vajzë. Zhang tani e shkëmben etiketimin e faqes në Tumblr me një aktore të njohur aziatike dhe shumë të tjerë janë duke e parë këtë si një triumf të rëndësishëm dhe duke vendosur fotografi të Zhang e cila mban çekun e fituar mbi kokën e vet. Kjo “meme” quhet “Unimpressed Angela Zhang”.

Në rast se jeni duke u hamendur për fituesit e tjerë të Siemens, edhe ata janë të mençur, por nuk janë duke u përmendur edhe aq shumë. Djaloshi i cili ka fituar për hakimin e Kinectit të Xboxit të tij është më pak mbresëlënës në internet./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>