Lajmet

170 milionë fjalëkalime janë vjedhur nga Zynga

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Dhjetor 2019
0
Databaza e vjedhur përmbante informacionin e 172,869,660 llogarive unike. Në informacionet e përfshira ishin adresa e-mail-i, emra përdoruesish dhe fjalëkalime. 170 milionë fjalëkalime janë vjedhur nga Zynga

Mëse 170 milionë emra e përdoruesish dhe fjalëkalime janë vjedhur nga kompania pas lojës Words With Friends në një hakim gjatë këtij viti sipas sajtit të monitorimit Have I Been Pwned.

Zynga, një zhvillues lojërash për rrjetet social bëri emër me titujt si Farmville një dekadë më parë dhe Words With Friends, pranoi hakimin në Shtator ndërsa sulmet kibernetike janë shndërruar në biznes ditëve të sotme.

Databaza e vjedhur përmbante informacionin e 172,869,660 llogarive unike. Në informacionet e përfshira ishin adresa e-mail-i, emra përdoruesish dhe fjalëkalime.

Pjesë e tyre ishin edhe disa ID të Facebook dhe numra telefoni. Nëse jeni të shqetësuar për llogarinë tuaj që mund të jetë hakuar, ju ftojmë të vizitoni faqen e Have I Been Pwned duke vendosur adresën e e-mail-it dhe kontrolluar sigurinë tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi i cili vodhi 2.4 milionë dollarë në kriptomonedha përmes kartave SIM

Lajmet e fundit>