Siguri

1 milion përdorues kinez të celularëve infektohen me një virus te ri

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
1 milion përdorues kinez të celularëve infektohen me një virus te ri

Sistemi operativ që është vënë në shënjestër nuk është përmendur në asnjë raport (supozohet Android ose Symbian), por efektet e virus janë raportuar. Në momentin kur infektohet një celularë, ai transmeton listën e kontakteve tek autorët e virusit, të cilët më pas fillojnë të dërgojnë SMS mesazhe tjera tek kontaktet që kanë përfituar, duke i drejtuar ata tek malware. Gjithashtu dërgohen edhe mesazhe që drejtojnë për të thirrur numra të nivelit më të shtrenjtë. Kjo siç duket ka arritur që të sjellë fatura tek disa raste me një shumë deri në 300,000 dollarë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, virusi është duke u shpërndarë në masë si një aplikacion antivirus për të mashtruar viktima të reja. Autoritetet kineze kanë përcjellë kompani që supozohet se ka krijuar aplikacionin në fjalë, por ata pretendojnë se nuk ka trojan të përfshirë. Ata insistojnë se gjithashtu janë viktima të keqbërësve.

E sikur të mos kishte edhe më keq, autorë tjerë të malware janë duke krijuar virusin për të krijuar makinat e tyre mobile për të holla kesh. Duket se po afrohet dita për domosdoshmërinë e një aplikacioni që luan rolin e antivirusit në celularin tuaj të mençur. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Softueri i sigurisë Biostar ekspozon online shenjat e gishtërinjve të 1 milion përdoruesve

Lajmet e fundit>