Biznes

1CentPlus në telashe me klientë

Publikuar , 04 Shtator 2009
0
1CentPlus në telashe me klientë

Siç dihet 1CentPlus është një lloj ankandi online që vendos produkte për shitje çmimi i të cilave rritet nga një cent për çdo ofertë të re. Vlera e produktit nis prej 0.0 euro dhe përmes një mesazhi të dërguar që kushton 0.50 euro vlera e produktit rritet në 0.1 euro, dhe kështu me radhë. Kjo përcillet edhe nga koha që zgjat mes 1 deri në 3 minuta në varësi të produktit. Dhe nëse nuk ka ofertë tjetër brenda kësaj kohe të përcaktuar atëherë ju do të jeni blerësi i atij produkti me çmimin përkatës.

Por së fundi 1CentPlus, më saktësisht me datën 2 shator ka filluar një kampanjë duke ofruar 2 bida (oferta) falas për të gjithë ata përdorues që regjistrohen online. Për fat të keq përdoruesit që kanë keqpërdorur këtë gjë nuk kanë qenë të paktë dhe janë regjistruar disa herë me përdorues të ndryshëm. Në bazë të kësaj 1CentPlus ka reaguar menjëherë dhe ka paralajmëruar se të gjithë ata që janë regjistruar më shumë se një herë nuk do të jenë pronarë të produkteve edhe nëse e kanë fituar të drejtën e blerjes.

Gjithashtu 1CentPlus ka hasur në telashe tjera edhe emrat e regjistruar për përdorues të cilët po përdorin klientët. Është vërejtur regjistrimi me fjalë banale dhe me terme të ngjashme si 1centplus1 apo edhe administrator. Këtu faktikisht mund të thuhet se është paksa faji i kësaj kompanie që nuk ka rezervuar emrat e përdoruesve si (administrator, 1centplus,etj) dhe nuk ka vendosur një rregull regjistrimi që sanksionon përdorimin e emrave e emrave banal apo të ngjashëm me emrin e kompanisë.

1CentPlus deri më tani ka ofruar mjaft shumë produktet prej të cilave një numër i madh i konsumatorëve janë ndarë të kënaqur pasi kanë arritur t’i blejnë ato shumë lirë. Shembull: iPhone 3G është shitur për 4.46 euro, PSP Slim 28.30 euro, Samsung D980 16.69 euro, TV Sony Bravia 40 inç 11.91 euro, PS3 39.24 euro, etj.

LEXO EDHE:  Në Binance tashmë mund të blini kriptomonedha me kartë krediti

Lajmet e fundit>