Lajmet

1Centplus rikthehet online

Publikuar , 16 Tetor 2009
0
1Centplus rikthehet online

1Centplus ka qenë përkohësisht larg konsumatorëve për shkak të problemeve në lidhje me ueb faqen e saj. Gjatë kësaj jave sulmet e hakerëve nuk kanë ndalur dhe telashet prej tyre kanë shkaktuar që këtij uebi t’i pamundësohet funksionimi.

Por sot, falë punës profesionale të ekipit ndërkombëtarë që është marrë me këtë çështje duket se siguria e uebit është rritur dhe çdo gjë është normalizua dhe www.1centplus.com është rikthyer online. Në njoftimin e plasuar në ueb thuhet se ankandi do të rihapet në fillim të javës së ardhshme (me 19.10.2009), me ç’rast edhe shitjet do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur.

Deri më atë datë produktet e vendosura në ankand mbesin joaktive dhe në përgjithësi nuk do të ketë aktivitete në ueb.

Por prej javës së ardhshme, gara atraktive do të vazhdojë aty ku ka mbetur, pra për të blerë produkte me çmime shumë të volitshme.

LEXO EDHE:  1.4 miliardë përdoruesit e iPhone dhe iPad sot kanë një arsye të fortë për tu larguar nga Apple

Lajmet e fundit>