Siguri

1Centplus shënjestër e hakerëve

Publikuar , 14 Tetor 2009
0
1Centplus shënjestër e hakerëve

Uebi 1centplus.com që merret me shitjen e produkteve të ndryshme përmes bidimeve, duke sjellë kështu në duar të konsumatorëve produkte me çmime “shumë të lira”, gjatë këtyre ditëve është duke u përballur me telashe.

Sipas faqes së tyre në Facebook, njoftohet se ueb faqja e tyre ka dalë jashtë shërbimit për shkak të sulmeve nga hakerët prej Serbisë dhe Rusisë. Gjithnjë sipas tyre, një ekip i specializuar ndërkombëtar është duke punuar për të forcuar më tej sigurinë e uebit dhe risjelljen e tij online.

1centplus u ka kërkuar ndjesë konsumatorëve për problemin e shfaqur dhe ka bërë të ditur se ajo do të rikthehet online shumë shpejtë dhe blerjet do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur.

LEXO EDHE:  Shitet për 1.3 milionë dollarë laptopi me gjashtë lloje maluerësh

Lajmet e fundit>