Lajmet

10 kanale të reja në Ipko Cable TV

Publikuar , 01 Nëntor 2008
0
10 kanale të reja në Ipko Cable TV

Dhjetë kanale të reja televizive ndërkombëtare të lajmeve, argëtimit, muzikës dhe programeve për fëmije do t’i shtohen ofertës televizive të rrjetit kabllor televiziv të IPKO ( IPKO Cable TV) nga data 1 nëntor.

Shtimi i këtyre kanaleve pasuron ofertën kabllore të IPKO në 29 kanale televizive, shumica prej të cilave transmetohen ekskluzivisht përmes rrjetit të IPKO.
Kanalet e reja janë: BBC, CNN, Cartoon Network, MTV, Rai Uno, Rai Due, VH1, Fashion TV, Travel Channel dhe Rai News 24.
Këto kanale të reja po i shtohen atyre të transmetuara deri më tani që janë: IPKO TV, RTK, KTV, RTV21, 21 Plus, 21 popullore, Rrokum TV, Top Channel, Top News, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3, Alsat, Alsat M, Folk + dhe ON TV.

IPKO, rikonfirmon synimin e saj për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv, përmes transmetimit digjital. DigitalTV nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv me pamje shumë cilësore, bashkë me një ofertë më të gjerë programore, përfshirë këtu edhe ofertën e plotë programore të Digitalb. Implementimi i transmetimit digjital pritet të fillojë në fund të këtij viti.

IPKO është ofruesi kryesor i televizionit kabllor në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve, si dhe për nga shtrirja e rrjetit. IPKO ka më shume se 51 mijë klientë në rrjetin kabllor televiziv, qëi ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, që nënkupton mundësinë e kyçjes së po këtij numri të klientëve. Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë dhe në disa vendbanime më të vogla, përskaj qendrave regjionale, ku shërbimet do të fillojnë deri në fund të vjeshtës. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës, si dhe të kompletohet oferta e Trefishtë (Triple-play), që përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe televizionin digjital.
IPKO ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë celulare, internetit, telefonisë fikse dhe televizionit kabllor.

LEXO EDHE:  Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

Lajmet e fundit>