Biznes

2/3 e rrjeteve 5G jashtë Kinës përdorin teknologjinë e Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Por sfidat e Huawei shkon përtej pajisjeve të telekomunikacionit. Biznesi në rritje i smartfonëve  është nën kërcënim nga sanksionet Amerikane të cilat kërcënojnë ti shkëpusin lidhjen me Google Android. 2/3 e rrjeteve 5G jashtë Kinës përdorin teknologjinë e Huawei

Ndërsa rrjetet 5G kanë filluar të lançohen dhe komercializohen rreth botës, prodhuesit e pajisjeve të telekomunikacionit po përpiqen të përfitojnë sa më shumë.

Pajisjet e Huawei sot janë pas 2/3 së rrjeteve 5G të lançuara jashtë Kinë tha presidenti i këtij biznesi Ryan Ding ditën e Marte.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe ka siguruar 50 kontrata 5G komerciale në vende si Koreja e Jugut, Zvicra, Britania, Findlanda e shumë të tjerë.

Sipas Ding kompania ka shitur mëse 150,000 stacione 5G. Duhet të përmendim se operatorët mund të punojnë me më shumë se një ofrues për të implementuar pjesë të ndryshme të stacioneve të tyre 5G.

Huawei ofron një sistem “end-to-end” të plotë rrjeti por kompanitë mund të vendosni nëse duan të blejnë nga disa furnizues apo vetëm një.

Në Kinë, Ericsson dhe Nokia, kanë siguruar kontrata 5G në operatorin shtetërore China Mobile. Kontratat 5G të Huawei kanë ardhur në një kohë kur kompania po sulmohet ashpër nga Shtetet e Bashkuara.

Në Maj kompania u vendos në listën e zezë që do të thotë se kompanitë Amerikane e kanë të ndaluar ti blejnë apo shesin teknologjinë gjigandit Kinez.

Kompania po lufton kokë më kokë me rivalët Nokia dhe Ericsson. Në Qershor CEO i Nokia tha se kishte nënshkruar 42 kontrata 5G, ndjekur nga Huawei me 40 dhe Ericsson 19.

Por sfidat e Huawei shkon përtej pajisjeve të telekomunikacionit. Biznesi në rritje i smartfonëve  është nën kërcënim nga sanksionet Amerikane të cilat kërcënojnë ti shkëpusin lidhjen me Google Android.

CEO dhe themeluesi i kompanisë Ren Zhengfei tha se sanksionet mund të mos ndikojnë tek të ardhurat e kompanisë në një periudhë afatshkurtër. Por në dy vitet e ardhshme pritet që të ardhura të reduktohen me afro 30 miliardë dollarë dhe rënie të shitjeve të smartfonëve me 40%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>