Lajmet

2.6 miliardë njerëz përdorin aplikacionet e Facebook

Publikuar , 31 Tetor 2018
0
Madje kompania thotë se 2.6 miliard njerëz përdorin të paktën një aplikacioneve si Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger. 2.6 miliardë njerëz përdorin aplikacionet e Facebook

Pavarësisht skandaleve që kanë përfshirë Facebook gjatë 2018-ës, rrjeti social ka vijuar të sigurojë të ardhura të majme e madhe e madje numri i përdoruesve vijon të rritet.

Në tre mujorin e tretë të 2018-ës Facebook është rritur në 2.27 miliardë përdorues aktivë në muaj, një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë duke gjeneruar 13.78 miliardë dollarë gjatë këtij tre mujori.

Madje kompania thotë se 2.6 miliard njerëz përdorin të paktën një aplikacioneve si Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Që nga fillimi i vitit numri i përdoruesve është rritur me 70 milion.

Shefi ekzekutiv Zuckerberg tha se 100 miliardë mesazhe dërgohen çdo ditë nga aplikacionet e kompanisë dhe 1 miliardë histori në Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Snapchat në Android tashmë në të njëjtin nivel me atë të iOS

Lajmet e fundit>