Blog

2.9 miliardë njerëz në botë nuk kanë përdorur kurrë internetin

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit përllogariste se 96% e 2.9 miliardë përdoruesve që skanë përdorur internetin jetojnë në vendet në zhvillim. 2.9 miliardë njerëz në botë nuk kanë përdorur kurrë internetin

Afro 2.9 miliardë njerëz ose 37% e popullsisë së botës nuk ka përdorur kurrë internetin thuhej në një raport të Kombeve të Bashkuara pavarësisht pandemisë së Covid-19 që ka rritur adoptimin.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit përllogariste se 96% e 2.9 miliardë përdoruesve që skanë përdorur internetin jetojnë në vendet në zhvillim.

Agjencia përllogariste se numri i njerëzve që janë online është rritur nga 4.1 miliardë në 2019-ën në 4.9 miliardë këtë vit.

Por edhe në mesin e këtyre përdoruesve, qindra miliona përdorin shumë pak internetin ose kanë kushte që pengojnë përdorimin më të lartë si pajisjet dhe shpejtësia e internetit.

Në vitin e parë të pandemisë, numri i përdoruesve të internetit globalisht u rrit me 10%. Ndërsa rritja është e pabarabartë, aksesin është i papërballueshëm në kosto në vendet e varfra.

Në 46 vendet më pak të zhvilluara të botës, ¾ e njerëzve nuk kanë akses në internet pikërisht për këtë arsye. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdorimi i shërbimeve bankare nga internet i ulët në Shqipëri