Biznes

20 milionë Samsung Galaxy S3 të shitur për 100 ditë

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
20 milionë Samsung Galaxy S3 të shitur për 100 ditë

Samsung Electronics gjatë ditës së enjte tha që shifrat e shitjeve të smartfonit Galaxy S3 kanë shkuar në 20 milionë njësi në një fazë më të shpejt se sa paraardhësit e vet.

Sipas një deklarate të dërguar me email, shitjet botërore të Galaxy S3 shkuan në 20 milionë në vetëm 100 ditë pas debutimit të pajisjes në majin e vitit 2012.

Këto shitje rekord u arritën për tri herë më shpejt se sa është arritur shitja e Galaxy S2 dhe për gjashtë herë më shpejt se sa Galaxy S.

Shitjet e Galaxy S3 tejkaluan shifrën 10 milionë në 50 ditë që nga debutimi, duke qenë baraz me 200,000 shitje në ditë, tha Samsung. “Galaxy S3 ka shijuar vëmendjen dhe popullaritetin e madh që nga lëshimi i vet në maj dhe ne jemi të emocionuar nga ky sukses,” tha presidenti i divizionit për komunikime mobile dhe i TI-së së Samsungut, Shin Jong-kyun.

Pajisja Galaxy madje ishte shitur përgjatë globit me shitje në Evropë, Azi dhe Amerikë Veriore duke arritur 6 milionë, 4.5 milionë dhe 4 milionë respektivisht.

Shitjet në Korenë Jugore deri tani kanë arritur në 2.5 milionë njësi.

Kjo shifër rekorde vjen teksa Apple ishte duke kërkuar bllokimin e shitjeve të smartfonit më të ri të Samsungut në Shtetet e Bashkuara.

Një gjykatë federale e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në anën e iPhone, duke vendosur që Samsung shkeli gjashtë nga shtatë patentat e Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung po ndërton një telefon më të vogël dhe të lirë me ekran që paloset

Lajmet e fundit>