Lajmet

20 vite kanë kaluar që kur “lindi” ky smartfon ikonik

Publikuar , 20 Janar 2019
0
Ishim shumë të rinj atëherë për të përdorur një BlackBerry 850 dhe janë të paktë ata që kanë mbajtur një model të tillë në duar. 20 vite kanë kaluar që kur “lindi” ky smartfon ikonik

Research in Motion (BlackBerry) u themelua në 1984, telefoni i parë BlackBerry nuk do të vinte deri më 19 Janar 1999.

Të Shtunën u bën 20 vite nga telefoni i parë i kompanisë Kanadeze.

Ishim shumë të rinj atëherë për të përdorur një BlackBerry 850 dhe janë të paktë ata që kanë mbajtur një model të tillë në duar.

Edhe 20 vite më parë CEO i kompanisë fliste për produktivitet, siguri dhe privatësi. Edhe sot e kësaj dite janë në fokusin e BlackBerry.

RIM 850 shihej si hapi i parë i revolucionit të smartfonëve deri në 2007-ën. Atëherë revolucioni do të kalonte në fazën e dytë falë Apple iPhone.

Themeluar në 1984 RIM kishte vetëm 14 punonjës në 1992 me shitje 1 milion dollarë.

Shpejt u pa se kishim të bënim me lindjen e një gjigand. Në 1996 shiti 8 milion dollarë produkte dhe atëherë kishte 80 punonjës.

Rënia e gjigandit filloi me ngritjen e Apple iPhone dhe Android. Ata lanë në hije tastierën ikonike të BlackBerry me anë të ekraneve me prekje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ul prodhimin e iPhone XR, raportohet kërkesë e ulët për modelin "low-cost"

Lajmet e fundit>