Analiza

20 vite të Linux-it dhe superkompjuterëve

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
20 vite të Linux-it dhe superkompjuterëve

linuxNë vlerësimet më të fundit të Top 500 superkompjuterëve, 476 nga superkompjuterët më të shpejtë, apo 95.2 për qind, përdorin Linux. Linux ka kryesuar prej vitesh në superkompjuterë. Por, nuk ishte gjithmonë kështu. Kur lista e parë me Top 500 superkompjuterë ishte përgatitur në qershor të vitit 1993, Linux ishte duke marrë energji. Në të vërtet, në vitin 1993, distribucionet e para të suksesshme me Linux, Slackware dhe Debian ishin duke bërë hapat e parë. Ajo që ndodhi më pas, siç thuhet në raportin e ardhshëm të Fondacionti Linux, 20 vite të Top500.org Superkompjuterëve, të dhënat e lidhin Linux-in me përparimet në Funksionimin Kompjuterik, ishte që “pas paraqitjes së parë në listë në 1998-të, Linux në vazhdimësi ka kryesuar top 10-shen gjatë dekadës së kaluar dhe ka marrë më tepër se 90 për qind të listës që nga qershori i 2010-tës.”

Përpara se ta bënte lëvizjen e vet Linux-i, Unix ishte sistemi operativ kryesues në superkompjuterë. Që nga viti 2003, top sistemet operative u ndërruan nga 96 për qind për Unix-in në 96 për qind për Linux-in. Në vitin 2004, Linux ka marrë kryesimin. Sipas Fondacionit Linux, “Linux u bë forca udhëheqëse prapa zbulimeve të mëdha në fuqinë kompjuterike që kanë ndihmuar në inovacionin hulumtues dhe teknologjik. Me fjalë të tjera, Linux është kryesues në superkompjuterë, të paktën pjesërisht, sepse është ai që është duke i ndihmuar hulumtuesit në shtyrjen e kufizimeve në fuqinë kompjuterike.”

Fondacioni beson që kjo ka ndodhur për shkak të dy arsyeve. E para, pasi që shumica e superkompjuterëve janë makina që shumë mund të përshkallëzohen për hulumtim për punë të specializuara, secili superkompjutër është një projekt në vete me karakteristika dhe kërkesat e veta për optimizim. Kështu, nuk është e përballueshme për çdokënd që të zhvillojë një sistem operativ të posaçëm për çdo sistem. Sidoqoftë, me Linux, skuadrat e hulumtimit me lehtësi mund të ndryshojnë dhe optimizojnë Linux-in në një dizajnim të posaçëm që e karakterizon gjeneratën moderne të superkompjuterëve.

LEXO EDHE:  Televizorët 8K do të bëhen më mirë falë Samsung

Dhe ç’është më e rëndësishmja, “Çmimi i licencimit të një distribucioni të posaçëm Linux, të mbështetur nga vetvetja është i njëjtë, qoftë nëse je duke përdorur 20 nyje ose 20 milionë nyje.” Kështu, “duke u futur në komunitetin e madh të hapur të Linux-it, projektet kanë pasur qasje në burime zhvilluesish si dhe mbështetje pa pagesë për të ndihmuar në mbajtjen e shpenzimeve të zhvilluesve në palë me, ose poshtë sistemeve të tjera operative.” (PCWorld Albanian)

Linux statistik

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>