Lajmet

200 milionë lojtarë të Zynga janë hakuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Tetor 2019
0
Më 12 Shtator Zynga tha se llogaritë e disa lojtarëve janë hakuar dhe menjëherë nisi një hetim. Gjërat qëndruan në heshtje për një kohë deri më sot. 200 milionë lojtarë të Zynga janë hakuar

Lojrat në mediat sociale janë një biznes i madh për smartfonët. Zynga është një prej lojtarëve kryesor në këtë treg. Lojërat online në Zynga gjeneruan 671 milionë dollarë në 2018-ën dhe pritet të rriten në 920 milionë dollarë në 2019-ën.

Kur një lojtar i madh me një vlerë tregu prej 5.5 miliardë dollarë dhe mbi 1 miliardë lojtarë hakohet, atëherë është lajm i madh.

Më 12 Shtator Zynga tha se llogaritë e disa lojtarëve janë hakuar dhe menjëherë nisi një hetim. Gjërat qëndruan në heshtje për një kohë deri më sot.

Një kriminel kibernetik pas Koleksionit 1 dhe 2 të fjalëkalimeve që publikoi në fillim të vitit me emrin Gnosticplayers, thotë se ka qenë ai që ka hakuar mëse 200 milionë lojtarë në Android dhe iOS të lojërave Zynga.

Zynga është shtëpia e disa prej lojërave më të famshme  si Farmville, Mafia Wars dhe Zynga Poker. Por hakeri në fjalë thuhet ka sulmuar dazabazën Word With Friends.

Të gjithë ata që kanë instaluar dhe luajtur lojën përpara datës 3 Shtator 2019 janë prekur nga sulmi.

The Hacker News thotë se janë hakuar emra, adresa e-mail-i, ID të kyçjes, fjalëkalime SHA1, kodet e resetimit të fjalëkalimeve, ID e Facebook, ID e Zynga dhe numrat e telefonit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook duhet tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjet që shohin shprehen disa akademikë

Tags >

Zynga
Lajmet e fundit>