Vëzhgim

2011: Viti i Mac

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
2011: Viti i Mac

Siç duket gjërat po duken mjaft mirë dhe kjo po ndodhë edhe para se të shikoni rritjen e Apple sa i përket tregut të edukimit, apo të merrni në konsideratë edhe produktet AAPL që zënë strehim në këtë sezonë për dhurata. Të gjitha këto janë shenjat që tregojnë se viti i ardhshëm do të jetë viti i Mac.

Nuk janë këto fishkëllima në errësirë. Ka prova të mjaftueshmë për ta mbështetur këtë fakt. Shtoni shitjet e iPad në përzierje dhe ju e dini se Apple është prodhuesi më i madh i PC-ve në botë, madje edhe Microsoft pranon se shitjet e netbook-ëve janë duke u asgjësuar nga dashuria për iPad.

Apple kohët e fundit zbuloi shifrat e fundit të shitjeve, dhe këto konfirmuan se në tre vitet e fundit, numrat janë dyfishuar nga shitjet e Mac. Këto ditë, Apple shet pothuajse aq shumë Mac në disa lagje, sa që numrin e njejtë të shitjeve e ka arritur vetëm një herë në vit.

Ky është më shumë se një rigjallërim. Ky ëshë një model. Një model që ishte parashikuar nga analisti i Needham & Co., Charles Wolf, që vite para se iPhone është shpikur, nocioni ‘iPod halo’ i ka takuar historisë së suksesit të iPod, e cila pastaj u përkthye në historinë e suksesit të Mac.

iPhone dhe tani, edhe iPad, janë duke gjeneruar edhe më shumë shkëlqim në shitjet dhe në shtimin e përdoruesve të Mac. Shitjet me pakicë të Apple tregojnë një rritje prej 50 përqind të përdoruesve që po përdorin platformën Mac për herë të parë. Në termin e platformës kompjuterike, Mac tani është zgjidhja më tërheqëse, të paktën për konsumatorët të cilët dëshirojnë makina “që vetëm punojnë”.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Apple është i ndritshëm. Dhe kjo është ajo çka Wolf shkruan kur ai vëren që Apple është duke u rritur tri herë më shumë se norma e tregut të përgjithshëm të PC-ve. Kjo nuk do të thotë që industria kompjuterike nuk është duke e parë rritjen. Por siç duket Apple Mac po rritet më shpejt se tregu i përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse Apple u ngjit në numrin katër të pesë krijuesve më të mëdhenjë të kompjuterëve në SHBA në fillim të këtij viti. Dhe kjo është arsyeja pse kompania do të vazhdoi në rritje.  Për vite me rradhë, përdoruesit e Mac kanë qenë duke luajtur me iLife – një komplet i integruar i mjeteve për krijimin e mediave siç janë imazhet, muzika dhe video. Microsoft nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të besueshme në zgjidhje të konsumit të fokusuar deri në këtë vit./pcworld.al

Lajmet e fundit>