Lajmet

2014-ta mund të jetë viti ku HTML 5 do të zëvendësojë Flash

Publikuar , 23 Prill 2014
0
2014-ta mund të jetë viti ku HTML 5 do të zëvendësojë Flash

html5_1Gjatë vitit 2010, i ndjeri Steve Jobs ka debatuar shpesh kundër Flash dhe është shprehur se së shpejti teknologjia e videove do të zëvendësohet nga HTML5. Ndërkohë që edhe pas 4 vitesh Flash vazhdon të përdoret së tepërmi, CEO e Rapt Media, Erika Trautman mendon se më në fund ka ardhur koha e HTML5.

Trautman është shprehur se revolucioni mobil i udhëhequr nga iOS dhe Android ka bërë që Flash të jetë i papërshtatshëm për shumë përdorues që navigojnë në ueb nëpërmjet smartfonëve dhe tabletëve.

“Që prej momentit fillestar të prezantimit të HTML5, pajisjet mobile janë konsideruaar si avantazhi kryesor i kësaj gjuhe dhe sidomos duke marrë parasysh se iOS dhe shumë prej pajisjeve Android nuk e suportojnë Flash. Flash ka përdorim të gjerë në kompjuterët personalë, tregu i të cilëve ka shënuar një rënie prej 10% gjatë vitit 2013.” – shkruan Trautman.

Ajo ka theksuar gjithashtu se HTML5 po ndihmon gjithnjë e më tepër zhvilluesit në krijimin e lojërave online dhe ka shpjeguar pse videot HTML5 janë më të përshtatshme për optimizimin në motorrët e kërkimit (SEO) krahasuar me ato që përdorin videot Flash.

Megjithatë, nuk është e mundur që Flash të dalë menjëherë jashtë përdorimit pasi për një kohë të gjatë është konsideruar si standarti i videove në ueb dhe me siguri do të vazhdojë të jetë kështu për përdoruesit e kompjuterëve desktop. Sigurisht, rrtija e rëndësisë së videove mobile do të thotë se më në fund ka ardhur koha që edhe HTML5 të shkëlqejë. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  AMA shpreh shqetësim për reklamat e fshehta dhe ato të kujdesit shëndetësor

Lajmet e fundit>