Lajmet

2014 uron mirëseardhjen domaineve të rinj: .beer, .farm, .nyc e shumë të tjerë

Publikuar , 21 Dhjetor 2014
0
2014 uron mirëseardhjen domaineve të rinj: .beer, .farm, .nyc e shumë të tjerë

gtld-growth-2014-ntldstatsEmrat për faqet e internetit dhe adresat e e-mailit janë shtuar këtë vit me 469 të reja. Për vitin 2014 njerëzit kanë regjistruar thuajse 3.6 milion domeine duke përdorur qindra adresa si .berlin, .pizza, .florist.

Një liberalizim drastik i sistemit të adresave të internetit do të thotë që njerëzit mund të krijojnë faqe interneti dhe adresa e-maili të cilat përfundojnë me .photography, .london, .gift, .beer dhe .restaurant.

Sipas ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) e cila që mbikëqyr këtë sistem, duke filluar që nga shkurti kanë mbërritur më shumë se 469 emra të rinj. Që nga 18 dhjetori njerëzit kanë regjistruar 3.6 milion domeine interneti duke përdorur emrat e rinj. Pra tashmë nuk do të shohim vetëm .org, .net apo .com, por do të mund të shohim një numër të madh adresash alternative. (PCWorld Abanian)

LEXO EDHE:  Bashkëthemeluesi i Square Tristan O'Tierney ndahet nga jeta në moshën 35 vjeçare

Tags >

ICANN
Lajmet e fundit>